“Ecuria e biznesit e bën shoqërinë t’i shohin sytë, t’i dëgjojnë veshët, t’i rrahi zerma e t’i punojë truri,” tha Nishani. Sipas tij gjendja e biznesit, ashtu si edhe shoqëria nuk është rozë e as e zezë, por është një e mesme e artë.
Nishani gjatë fjalës së tij i inkurajoi biznemenët që të ecin në rrugën e vështirë brenda një shoqërie të sapo dalë nga zero morale e materiale e diktaturës. Sipas presidentit, biznesi që prodhon para vetëm për veten, që nuk investon, dhe biznesi që nuk zbaton standarde të etikës rrënohet shpejt.
“Nuk kanë thënë kot, nuk punojmë se jemi të virtytshëm, por jemi të virtytshëm sepse punojmë. Ekonomia pa etikë është karikaturë, por etika pa ekonomi është një përrallë,” tha Nishani duke mbyllur fjalën e tij me frazën “punë të mbarë”.
Në mesin e biznesmenëve të ftuar në darkën e organizuar nga Presidenti, ishte edhe ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)