Nishani-Çiçek: Politika e jashtme
e Shqipërisë mbetet e pandryshua
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë, Cemil Çiçek, i cili ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e Kryeparlamentarëve të organizatës së Procesit të Bashkëpunim të Evropës Juglindore (SEECP). Gjatë bisedës Presidenti Nishani theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë mbetet e pandryshuar sa i përket politikës së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë, Cemil Çiçek, i cili ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e Kryeparlamentarëve të organizatës së Procesit të Bashkëpunim të Evropës Juglindore (SEECP).
Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet dhe ndjenjat miqësore e tradicionale që ekzistojnë mes dy vendeve dhe dy popujve si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e gjithëanshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë, dhe veçanërisht në mbështetjen e anëtarësimit të vendit në NATO.
Kreu i Shtetit vlerësoi se të dy vendet bashkëndajnë interesa strategjike dhe, në këtë kuadër, shprehu bindjen se vizita që zhvilloi së fundmi në Tiranë Presidenti Erdogan do t’i japë një impuls të ri marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, veçanërisht në fushën ekonomike.
Një falenderim të veçantë Presidenti Nishani shprehu edhe për mbështetjen e madhe që Turqia i ka dhënë pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të saj.
Presidenti Nishani përshëndeti gjithashtu kontributin dhe pjesëmarrjen aktive të Turqisë në aktivitetet e Kryesisë shqiptare të SEECP-së, përfshirë dimensionit të saj parlamentar, si dhe evidentoi rëndësinë që Shqipëria i kushton kësaj organizate rajonale.
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në çështjet e sigurisë rajonale dhe ato globale, ku një vend të veçantë zunë edhe zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Nishani theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë mbetet e pandryshuar sa i përket politikës së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duke vlerësuar se edhe kontributi i Turqisë është i mirëpritur dhe mbetet shumë i rëndësishëm në këtë kontekst.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.1%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 6324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë
5 Tetor, 13:05
-
Edlir Tetova me mungesa në Korçë, trajneri i Egnatias: Luhatjet janë normale, pres ndeshje të bukur
5 Tetor, 13:05
-
Pukë/ I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Morinë 33-vjeçari! Po tentonte të hynte në vend
5 Tetor, 12:51
-
Lufta/ Libani lëshon mbi 200 raketa kundër Izraelit! Ushtria izraelite vret liderin e Hamasit
5 Tetor, 12:42
-
Durrës, qarku ku mund të shtohet një mandat parlamentar
5 Tetor, 12:41
-
'Më bëni çfarë të doni!' Dogji gruan me benzinë, 45 vjeçari pendohet në gjykatën e Korçës: E di që kam bërë gabim
5 Tetor, 12:28
-
Përmbytjet në Vlorë, meteorologia: Reshje shumë intensive, në vlerat 184.2 mm brenda 6 orëve! Situata e vështirë kaloi
5 Tetor, 12:25
-
Superliga/ Laçi ‘buzë greminës’, Dinamo e mposht 2-1 dhe merr kreun! Sot dy ndeshje në program
5 Tetor, 12:25
-
PAMJET/ Vlora nën ujë, Forcat e ushtrisë pastrojnë zonën historike 'Muradie'
5 Tetor, 12:10
-
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, në Vlorë përmbytet edhe stadiumi 'Flamurtari'! Uji 'pushton' dhomat e lojtarëve
5 Tetor, 12:09
-
E reja e Rugovës kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj
5 Tetor, 11:58
-
Përmbytjet në Vlorë/ Biznesi nën ujë, pronari: Dëmi shkon deri në 6 milionë! Ju jeni të parët që vini, asnjë s'ka ardhur
5 Tetor, 11:52