Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dhënë sot dekoratën “Gjergj Kastriori Skëndërbeu” kryetarit të Parlamentit të Izraelit,  Yuli Yoel Edelstein, për konsolidimin e marrëdhënieve miqësore mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit, për nxitjen e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe për promovimin e bashkëpunimit ekonomiko-social mes dy vendeve.
 
Dhënia e deklaratë është bërë nga vetë Presidenti Nishani, me sugjerim të Kuvendit të Shqipërisë, ku Nishani duke e konsideruar atë si rikonfirmim dhe një shenjë tjetër të rëndësishme për forcimit e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit, veçanërisht në këtë vit jubilar të marrëdhënieve dypalëshe.
 
Kreu i Shtetit vlerësoi se në 25 vjet marrëdhënie diplomatike, marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, solide e miqësore. Gjithashtu, Presidenti Nishani theksoi se këto marrëdhënie karakterizohet nga një frymë e konsoliduar miqësie dhe nga vlerat që dy vendet ndajnë me njëri-tjetrin. Duke e siguruar Kryetarin e Knesset-it, për ndjenjat e simpatisë dhe respektit të thellë që populli shqiptar ushqen për popullin izraelit, Presidenti Nishani u shpreh se, “në këtë periudhë prej dy dekadash e gjysmë, bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka njohur progres shumë domethënës dhe sot  nuk ka më asnjë pengesë për dinamizimin maksimal të tyre”.
 
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan prezencën diplomatike në të dy vendet dhe theksuan nevojën e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Gjithashtu, mes tyre u bisedua edhe për bashkëpunimin kulturor dhe në fushën e arsimit, si dhe një vëmendje e duhur iu kushtua kërcënimeve dhe sfidave në nivel rajonal, evropian dhe global për shkak të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presidenti Nishani e siguroi mikun izraelit se Shqipëria është e angazhuar plotësisht si në kuadrin e pjesëmarrjes në aleancat ndërkombëtare për përballimin e këtyre sfidave ashtu edhe në promovimin e vlerave më të mira kombëtare të harmonisë fetare dhe respektit reciprok.
 
Nga ana e tij, Kryetari i Knesset-it, u shpreh se Izraeli përmes institucioneve dhe strukturave të saj të specializuara për marrëdhëniet ndërkombëtare, i konsideron me prioritet të lartë marrëdhëniet me Shqipërinë.

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në ceremoninë e dekorimit të Yuli Yoel Edelstei


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)