Nishani dekoron “Nderi i Kombit”
aktoren shkodrane Marie Logoreci

Nishani dekoron “Nderi i Kombit”<br />aktoren shkodrane Marie Logoreci
Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekoron me titullin “Nderi i Kombit” aktoren shkodrane Marie Logoreci.

Gjatë ceremonisë së dekorimit ku të pranishëm ishin familjarë, Nishani vlerësoi (pas vdekjes) kontributin e pashembullt të aktores në skenën kinematografike si dhe virtytin e rrallë dhe të çmuar të gruas.

Jam më se i bindur se në gjerdanin e panumërt të roleve dhe interpretuesve të skenës dhe kinematografisë sonë të shekullit të kaluar nuk ka pasur gur më të shndritshëm se Marije Logoreci, e cila mishëronte dhe pasqyronte katërcipërisht të gjitha virtytet e rralla e të çmuara të gruas dhe nënës shqiptare”- u shpreh Nishani.

Nishani ka dekoruar aktoren e mirënjohur me motivacionin “Në vlerësim të interpretimeve mjeshtërore e të paharrueshme të gruas dhe nënës shqiptare, duke skalitur me realizëm një galeri mbresëlënëse e simbolike portretesh në skenat teatrale, dhe të kontributit thelbësor e të pamohueshëm të saj si një nga themelueset dhe pionieret e kinematografisë sonë”

Marie Logoreci ka luajtur shumë role teatrale si Mbretëreshën Gertrude tek ‘Hamleti’ i Shekspirit, Fatimen tek ‘Halili dhe Hajria’ e Kolë Jakovës, Bernarda Albën e Lorkës, Tringën tek ‘Shtatë shaljanët’ e Ndrek Lucës, por figura me sy të përlotur e Lokes tek ‘Toka Jonë’ apo ajo e dhembur e Nanës tek drama e Loni Papës ‘Cuca e Maleve’ trupëzojnë vërtetësisht e me besnikëri të gjitha tiparet dhe vetitë më të mira shekullore të grave dhe nënave fisnike shqiptare.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror