Edhe këngëtarja e muzikës popullore Valbona Mema i shtohet listës së artistëve të dekoruar nga Presidenti Nishani. 

Këngëtarja Valbona Mema është dekoruar nga Kreu i Shtetit me titullin ‘Mjeshtër i Madh’
 
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila në rrjete sociale publikoi disa imazhe nga kjo ceremoni.
 
 Këngëtarja në rrjetin social ka falenderuar presidentin për çmimin si dhe familjen e saj.
 
 “Faleminderit. Familja ime që më ka mbështetur në rrugën e bukur dhe të vështire te artit dhe faleminderit z.president Bujar Nishani për vlerësimin me çmimin “Mjeshtër i Madh”, shkruan këngëtarja.

Pak kohë më parë Kreu i Shtetit dekoroi edhe disa prej këngëtarëve si Frederik Ndoci, Aurela Gace, Eli Fara, Rozana Radi etj.

Dekorime të cilat kanë hapur shumë debate mes vetë artistëve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com