TIRANË - Tre personalitet më të të njohura të kulturës shqiptare; studiuesi Shaban Demiraj, aktori Mirush Kabashi dhe studiuesi Aurel Plasari janë dekoruar me urdhrin “Nderi i Kombit” nga president i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Urdhri “Nderi i Kombit” u jepet qytetarëve shqiptarë me motivacionin se me veprat dhe emrin e tyre kontribuojnë, nderojnë kombin shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.
 
Prof. Shaban Demirajt, studiuesit të pasionuar të shqipes i jepet ky titull i lartë për kontributin e tij të madh në fushën e studimit të gjuhës shqipe dhe të kërkimeve albanologjike.
 
Ndërsa aktori Mirush Kabashi është vlerësuar me urdhrin “Nderi i Kombit”, duke u vlerësuar si një nga aktorët me kontributin më të madh në teatrin dhe kinemanë shqiptare. Mirush Kabashi është nderuar ndër të tjerat edhe për vlerësimin me çmime në skenat ndërkombëtare teatrore ku ka nderuar Shqipërinë me dhjetëra çmime.
 
Po ashtu edhe studiuesit Aurel Plasari i jepet ky çmim për kontributet e tij në studimet e letrave shqipe, si një zë i njohur i kritikës letrare dhe për studimet albanologjike.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)