Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi sot Luan Malltezit, krushkut të ish kryeministrit Sali Berisha, titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të punës së tij të palodhur dhjetëra vjeçare në fushën e studimeve historike përmes botimeve të shumta shkencore, si dhe për kontributin e shquar të dhënë si historian".
Në dhjetor të 2015-ës, Presidenti dekoroi edhe Berishën me dekoratën e "Flamurit Kombëtar", me rastin e 25 vjetorit të rënies së komunizmit.
Në ceremoninë e kësaj të premteje në Presidencë, kreu i Shtetit theksoi se nderon punën e palodhur të një profesori, një historiani e të një shkrimtari skrupuloz, i cili ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë me mendjen dhe penën e tij për ta mbrojtur dhe mbajtur gjallë historinë e hershme, mesjetare e moderne të shqiptarëve.

“Nuk mund të lë pa përmendur punën e madhe të tij në periudhën kur ka qenë arkeolog në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Një rëndësi të veçantë Profesor Maltezi, u ka kushtuar studimeve ballkanike dhe, në veçanti, ato mbi Kosovën. Këtu mund të përmendim, artikullin ‘Beteja e Fushë-Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve’ dhe një sërë shkrimesh të tjera që e pasojnë këtë. Pasioni i tij për historinë fillon me hulumtime dhe konkretizohet me botime të plota dhe akademike, që mbetën një pasuri e çmuar për historinë shqiptare dhe për brezat që do vijnë, sepse Profesor Malltezi është njeri që lë gjurmë të thella në çdo punë dhe krijim të tij”.

“Artikujt dhe studimet e tij të shumta i japin një dimension të ri emrit dhe lavdisë së Skënderbeut, në të njëjtën kohë edhe historisë së Shqipërisë në atë periudhë, që Profesor Malltezi i ka renditur me mjeshtërinë e një historiani dhe akademiku të pashoq. Si drejtor i Muzeut Kombëtar, ai diti të kontribuojë dhe arkivojë pjesë të historisë së popullit shqiptar, duke synuar dhe depolitizimin e këtij institucioni të rëndësishëm kombëtar. Muzeu Kombëtar pati një hov të ri cilësor, duke u bërë më i afrueshëm dhe tërheqës. Profesor Malltezi pati shansin e mirë të jetë pjesë e organizimit shtetëror me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Në një bashkëpunim të veçantë me Muzeun Historik të Vjenës u mundësua, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, sjellja e shpatës dhe përkrenares së heroit tonë kombëtar, Skënderbeu”.

“Pikërisht me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Vendit, nën drejtimin e Prof. Malltezit, Muzeu Kombëtar u bë qendra e bashkimit të shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare e diaspora”, – vuri në dukje Presidenti Nishani.
Në këtë ceremoni binte në sy mungesa e Sali Berishës, ndërkohë që ishte e pranishme vajza e tij Argita Malltezi, si dhe bashkëshorti i saj Jamarbëri, i biri i Luan Malltezit.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Luan Malltezin, krushkun e Berishës">