Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e 3 ambasadorëve shqiptarë në Trurqi, Itali dhe Kuvajt. Ambasador në Republikën e Turqisë është emëruar Gent Gazheli, ish-drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
“Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Genti Gazheli, ambasador në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirgistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident,” thuhet në dekretin e Nishanit.
Në Itali, Nishani ka dekretuar emërimin e Anila Bitrit, ndërsa në Shtetin e Kuvajtit Saimir Balën.
Anila Bitri emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Italisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maltës, në Republikën e San Marinos dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Ushqimit “FAO”, jorezident.
Ndërsa Saimir Bala emërohet ambassador në Shtetin e Kuvajtit, rezident.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com