Nishani dekreton ambasadorin
në Izrael, “harron” Visar Zhitin

Nishani dekreton ambasadorin<br />në Izrael, “harron” Visar Zhitin
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar propozimin e qeverisë për emërimin e ambasadorit të ri në Izrael. Kreu i shtetit ka vënë firmën për Bardhyl Canajn si përfaqësues diplomatik i Tiranës në shtetit hebre.

Canaj është propozim i dytë pas Fatos Rekës të emëruar ambasador në Maqedoni që merr firmën e presidentit pavarësisht se ai mbajti zyrtarisht qëndrim se nuk do të dekretonte asnjë prej këtyre propozimeve për shkak se Ministria e Jashtme kishte shmangur konsultën me presidentin.

Tashmë i vetmi që pret firmën e Nishanit është Vizar Shiti, i cili është propozuar si ambasador në Vatikan.
 

Dekretim i Rekës në Shkup erdhi pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Kumanovë, gjë e cila u konsideruar si “tërheqje” e Nishanit duke qenë se kishim të bënim me një situatë emergjente.

Ndërsa tashmë me dekretimin dhe të Canajt në Tel Aviv, Nishani del “zbuluar” se pretendimet e tij për anashkalim të institucionit të presidentit mund të  kenë qenë një qëndrim politik ndaj propozimit të Zhitit.

Aktori dhe poeti Zhiti ka mbajtur dhe post ministri gjatë qeverisë “Berisha”. Ai u zgjodh ministër Kulture në prill të vitit 2013, pas daljes së LSI-së nga koalicioni qeverisës.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi