TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë.
Broci emërohet në këtë post në vend të Fatos Lulos i cili pas mbarimit të mandatit është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Artan Broci është vëllai i dëshmorit të Demokracisë Arben Broci, i cili u vra në demonstratën e Shkodrës më 2 prill të 1991. Gjyqtar në Gjykatën e Apelit është dhe anëtar i KLD-së i zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore.
RELACIONI QE SHOQERON DEKRETIN
"Bazuar në nenin 93 dhe 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Artan Broci, anëtar të Gjykatës së Lartë. Me vendimin Nr. 2, datë 26.04.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është deklaruar mbarimi i mandatit të anëtarit Z. Fatos Lulo, i cili është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese me dekretin nr.8121, datë 24.04.2013 të Presidentit të Republikës, emërim ky që ka marrë pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 25/2013, datë 25.04.2013."
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com