TIRANË- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar këtë të mërkurë shkarkimin e Ministrit të Financave Shkëlqim Cani. Gjithashtu Nishani ka dekretuar edhe shkarkimin e Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj.
Por Presidenti nuk ka dekretuar emërimin e Ministrit të ri të Financave Arben Ahmetaj dhe Ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi. E kontaktuar nga "Shqiptarja.com", Zyra e Shtypit të Presidencës thotë se nga qeveria kanë mbërritur vetëm shkarkimet e dy ministrave dhe jo emërimet e tyre.
Pa marrë dekretimin nga presidenti, dy ministrat e rinj nuk mund të kalojnë për votim në seancën e radhës parlamentare.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com