TIRANE- Presidenti Bujar Nishani do të përcjellë sot mesazhin e tij për aktivitetin institucional të Prokurorisë, ndërsa kryeprokurori Adriatik Llalla do të prezantojë prioritetet në krye të organit qendror të akuzës. Nishani dhe Lalla zhvillojnë sot një takim me prokurorët e të gjitha niveleve në vendin tonë.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se sot Presidenti i Republikës do t’i përcjellë mesazhet publike për aktivitetin institucional të prokurorisë. Në këtë takim, të parin e këtij lloji për z. Llalla, i zgjedhur pak ditë më parë në kye të institucionit të akuzës, do të prezantohen prioritetet e e Prokurorit të Përgjithshëm.

Një ditë më parë Kryeprokurori Adriatik Llalla në intervistën për “Zërin e Amerikës” deklaroi se ka marrë përsipër të reformojë dhe të modernizojë punën hetimore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai theksoi se goditja e korrupsionit është detyra kryesore e punës së tij.

Duke vënë theksin në zbardhjen e çështjes së 21 janarit dhe të Gërdecit, Llalla tha se “po i ndjek me përparësi hetimet që kanë mbetur pezull.”

Llalla ka deklaruar gjithashtu se “politikanët nuk do të guxojnë t’i afrohen pozicionit të Prokurorit të Përgjithshëm për t’i bërë presion, ose ndërhyrje në forma nga më të ndryshmet.

(sg/shqiptarja.com)