Sipas Nishanit, Kuvendi nuk mund t’i privojë të drejtën presidentit që të zgjedh si nënkryetar të tij një nga 12 anëtarët e KLD-së pasi me ligji ne ri parashikohet që këtë post ta marri një nga tri anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga Kuvendi. Në të njëjtën logjikë ishte edhe Partia Demokratike e cila krahas ligjit për KLD-së, paditi dje edhe dy ligje të tjera, atë për Shkollën e Magjistraturës dhe të Gjykatës Administrative.
Deputeti Eduard Halimi pas depozitimit të padisë në “Kushtetuese” theksoi se maxhoranca nëpërmjet këtyre ligjeve kërkon që të kap sistemin e drejtësisë. “Ligji për KLD synon hapur kapjen politike të sistemit të drejtësisë, duke ndryshuar anëtarët e KLD pa shkak dhe pa përfunduar mandatin e tyre kushtetues. Së dyti duke i kërkuar Presidentit të zgjedhë nënkryetarin e KLD nga lista e kryeministrit. I merr kështu këtë kompetencë presidentit. Është ligj antikushtetues, pasi vendos kompetenca kryeministrore për të zgjedhur anëtarët e KLD. 3 ligjet prekin parimet e ndarjes së pushteteve. Ligji për gjykatën administrative është antikushtetues.
Ligji për shkollën e magjistraturës synon ndryshimin e drejtimit të kësaj shkolle, marrje e kompetencës presidenciale nga ana e kryeministrit, për emërtimin e drejtuesit të kësaj shkolle. Kjo është një paketë ligjesh e cila është hartuar në mungesë të plotë transparence dhe pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë. Sot kërkuar para gjykatës kushtetuese që këto ligje të pezullohen në mënyrë të menjëhershme, duke iu dërguar komisionit të Venecias”, tha Halimi.
3 padi
Ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë është paditur nga tri herë në “Kushtetuese”, nga Presidenti, nga Partia Demokratike si edhe nga vetë KLD-ja.
.
Kërkesa
Të tira palët kanë kërkuar që ky ligj të shpallet antikushtetues pasi sipas tyre, detyrojnë kreun e shtetit që të zgjedh si nënkryetar të tij përfaqësues të Kuvendit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
