Nishani do të marrë pjesë në
takimin e krerëve të procesit të BRDO

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pritet të marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve të Procesit të BRDO-së, me ftesë të Presidentit Slloven, Pahor dhe Presidentit kroat, Josipović.
 
Të pranishëm në këtë takim do të jenë Kryetarët e Shteteve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe për herë të parë, Presidenti i Francës, François Hollande.
 
Procesi i BRDO-së është një inicitiavë e dy ish-kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë që daton në vitin 2010 dhe ka si qëllim forcimin e marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, në kuadër të fqinjësisë së mirë, stabilitetit si dhe proceseve integruese në Bashkimin Europian dhe strukturat euroatlantike.
 
Risia e këtij takimi është përfshirja më direkte e institucioneve europiane dhe vendeve anëtare të BE-së si dhe synimi për të lobuar në mbështetje të anëtarësimit të vendeve te Rajonit në Bashkimin Europian bazuar në meritën e gjithsecilit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve