Nishani do të mbledhë Këshillin e
Sigurimit më 11 mars, axhenda

TIRANE- Presidenti Bujar Nishanim më 11 mars ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për shkak të situatës në vend, që është e rënduar nga krimi si dhe përplasjet politike në prag të vendimit të BE në qershor për statusin e vendit kandidat.

Ftesa u ka shkuar gjithë anëtarëve të Këshillit, bashkë dhe me axhendën fillestare të tryezës së të martës së ardhshme.

Pavarësisht se këshilli i Sigurimit Kombëtar nën drejtimin e Presidentit mblidhet vetëm në raste emergjence të mëdha, Nishani me gjithë debatet që kanë shpërthyer kohët e fundit ka vendosur ta mbledhë duke dhënë si axhendë thjeshtë diskutimin e sigurisë në vend. Mësohet se deri më tani anëtarët e këshillit të Sigurimit nuk e kanë dhënë konfirmimin për të marrë pjesë, por mësohet se do të bëhet ditët në vijim nëse krerët e lartë të shtetit, kryeministri Edi Rama apo kreu i Kuvendit Ilir Meta, anëtarë, s’kanë axhendë tjetër.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillues i Presidentit, që ushtron veprimtarinë në bazë të Kushtetutës, ligjeve e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi. Këshilli i Sigurimit Kombëtar këshillon Presidentin për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, si dhe të drejtimit, organizimit dhe mobilizimit të burimeve njerëzore dhe materiale në dobi të sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit.

Ai aktualisht përbëhet nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, Ministri i Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, Ministri për marrëdhëniet me Pushtetin Vendor Bled Çuçi, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Baze, Drejtori i SHISH Visho Ajazi Lika, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi. Kurse Këshilli i Ministrave është organi më i lartë i pushtetit ekzekutiv që përgjigjet për zbatimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe gjendjen e zhvillimet e instrumenteve të sigurisë, të burimeve kombëtare si dhe përcakton drejtimet kryesore të politikës së sigurisë.

Shkrimi u publikua sot (05.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë