TIRANE- Ambasadorja e Polonisë e dekretuar nga presidenti Nishani, Shpresa Kureta vijon punën e saj si drejtoreshë në Ministrinë e Jashtme. Gjatë seancës së djeshme të Komisionit të Jashtëm, ku ishin përfaqësuesit e ministrisë për raportuar mbi situatën e shqiptarëve në Maqedoni pas zgjedhjeve ra në sy prezenca e Kuretës, e cila në datën 29 prill ka marrë dekretin nga kreu i shtetit për të ushtruar funksionet e saj si ambasadore e vendit në Poloni.
Por, prezenca e saj si përfaqësuese e Ministrisë së Jashtme duket se rrit edhe më shumë problemin që ka lindur në shërbimin e jashtëm. Kjo pasi për rastet kur Nishani dekreton ambasadorët, është në dorë të qeverisë që t’i nis ata në misione diplomatike, mjafton vetëm që të botohen në fletoren zyrtare, por duke parë që kandidatura e Kuretës është bllokuar, duket se në shërbimin diplomatik ka lindur në ngërç.
Shpresa Kureta në seancën e saj dëgjimore përpara deputetëve të Komisionit të Jashtëm në mesin e muajit prill mori pëlqimin si nga PD ashtu edhe nga PS. Kësisoj ajo u pa si një kandidaturë që kishte pëlqimin dypalësh dhe për këtë shumë shpejt do të nisej në misionin e e saj diplomatik. Por mesa duket, kandidatura e saj është bllokuar nga vetë ekzekutivi pasi ajo vijon funksionet administrative në Ministri.
Shkrimi u publikua në Shqiptarja.com (print), 28 maj 2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com