Nishani e Ivanov:Shkëmbimi tregtar
duhet të rritet, s'reflekton fqinjësinë!

Nishani e Ivanov:Shkëmbimi tregtar<br />duhet të rritet, s'reflekton fqinjësinë!
TIRANE - “Shkëmbimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk reflekton fqinjësinë e mirë ndërmjet dy vendeve.” Deklarata është bërë ditën e sotme nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe ai i Maqedonisë George Ivanov, gjatë vizitës së këtij të fundit në vendin tonë me ftesë të kreut të shtetit shqiptar.

Në konferencën e përbahkët për shtyp, dy Presidentët vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe vizitat dhe bashkëpunimin e tyre në fushën politike. Por siç theksuan si Nishani ashtu edhe Ivanov bashkëpunimi ekonomik duhet të ketë intensifikim të tyre, për të reflektuar fqinjësinë e mirë që ekziston mes dy vendeve.

“Me kënaqësi konstatuam se vetëm në tre muajt e fundit kemi pasur vizita të shumta mes dy vendeve që kulmojnë me këtë vizitë presidenciale. Kemi një bashkëpunim ekonomik, por që nuk i përgjigjet bashkëpunimit politik. Në këtë aspekt vlerësova domosdoshmërinë e koordinimit të dy vendeve për projekteve në respekt të marrëveshjeve dhe protokolleve në fuqi. Kjo ruan dhe forcon miqësinë mes dy vendeve.” u shpreh Nishani Fjala e plotë e Presidentit Nishani me homologun Ivanov

Nga ana e tij Presidenti maqedonas Ivanov nënvizoi se shkëmbimet tregtare me Shqipërinë arrijnë në shifrën e 120 milionë dollarëve, duke bërë kështu që vendi ynë të mos futet as në listën e 20 vendeve të para për bashkëpunim ekonomik.

“Ne i përkushtohemi avancimit të bashkëpunimit me Shqipërinë. Por ka një gjë që nuk mund të jemi të kënaqur, nga takimi im i fundit në vitin 2011 e deri më sot kemi një shkëmbim ekonomik por jo në nivelet që duam.  Nuk është shenjë pozitive që kemi vetëm 120 milion dollarë shkëmbime duke pasur suficit për Maqedoninë. Madje nuk i takon as 20 shteteve të para për shkëmbim ekonomik. Pra rritja e shkëmbimit ekonomik, do të bëjë që të rritet edhe besimi mes qytetarëve, të ndryshojmë mentalitetin dhe paragjykimet e të parëve tanë.” tha Presidenti i Maqedonisë.

Nishani: Të respektohet Marrëveshja e Ohrit
Presidenti i Shqipërisë po ashtu ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja e Ohrit në kuadër të respektimit të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Nga ana tjetër, Nishani ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO si dhe për një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit të emrit.

“Po ashtu folëm edhe për aspiratat e përbashkëta për të qenë vende anëtare të BE. Ato na nxisin për të qenë gjithnjë e më lart. Shqipëria e mirëpret anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ne e mirëpresim zgjidhjen e emrit të Maqedonisë. Gjithashtu patëm mundësi të bisedojmë për bashkëpunimin rajonal, me synim garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Në këtë kuadër i paraqita ftesën për të qenë prezent në mbledhjen e radhës së SEECP. Situata dhe të drejtat e popullsisë shqiptare në Maqedoni janë të lidhura ngushtë me marrëveshjen e Ohrit dhe të zbatimit të saj. përdorimit të gjuhës shqipe në administratë, pasi populli shqiptar është faktor stabiliteti. Por gjithashtu të gjithë duhet të kontribuojmë në uljen e tensioneve të paragjykimeve që krijojnë edhe incidente të vogla. Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni kanë një rëndësi të veçantë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Sa i përket pakicës maqedonase në Shqipëri, punohet dhe vijon të punohet që kjo pakicë të ruajë gjuhem, kulturën dhe identitetin kombëtar.” tha Nishani



Nishani: "Doshi" dhe "Frroku", drejtësia të kryejë hetim të plotë dhe të paanshëm
I pyetur lidhur me çështjet “Doshi” dhe “Frroku” Presidenti Nishani kërkoi nga organet e drejtësisë që të kryhet një hetim i plotë duke ofruar mbështetjen e tuj, ndërsa shtoi se partitë politike duhet  të largojnë sa më parë personat e inkriminuar nga adiminstrata.

“Presidenti i Republikës dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të komentojë vendimet e Prokurorisë dhe Gjykatave. Në një demokraci si vendi ynë sistemi gjyqësor është i pavarur. Marrëdhëniet mes Prokurorisë dhe Parlamentit është një marrëdhënie që i takon strikt në bazë të Kushtetutës atyre. Unë shpreh mbështetjene e plotë për institucionet e drejtësisë për të gjykuar në mënyrë të drejtë, transparente dhe paanshme që të kryejnë detyrën. Dhe nga ana tjetër, në bazë të marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës të vijojë largimi i personave me të shkuar kriminale nga administrata.” tha Nishani

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm