TIRANE – Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani, përgëzoi sot forcat e policisë për punën e kryer në dy arrestimet e djeshme në Tiranë dhe Vlorë falë së cilës u vunë në pranga dy shumë të kërkuar. “Ofruam të gjithë infrastrukturën hetimore për investigimin”, shpjegoi Nishani, duke e cilësuar atë si “profesional”.
Forcat e rendit arrestuan dje në kryeqytet shtetasin Viktor Gushi i cili është autor i 16 krimeve, ndër të tjera vrasës i arkëtares së NBG Bank pak ditë më parë dhe i një argjendari tetorin e kaluar. Ndërsa në Vlorë u arrestua në bashkëpunim me policinë italiane Altin Hoxha, autor i rreth 50 grabitjeve në vila në Itali, i cili ishte arratisur nga burgu i Regina Coeli në Romë.
Një vlerësim dhe falënderim të veçantë ministri shprehu për laboratorin e kriminalistikës, i cili bëri “të mundur evidentimin, ekzaminimin dhe paraqitjen e provave të nevojshme” për arrestimin e këtyre personave.
“Dëshiroj të shpreh falënderime për disa qindra qytetarë të cilët ofruan gatishmërinë dhe bashkëpunimin e tyre për strukturat e policisë së shtetit”, tha Nishani duke “garantuar qytetarët se sa më shumë i sofistikuar e i organizuar të bëhet krimi, aq më e fortë dhe e papërkulur do të bëhet ndërhyrja e strukturave të policisë për të garantuar drejtësinë, rendin dhe sigurinë”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com