Nishani: Edhe pas 25 vitesh
shqiptarët ushtojnë për demokraci 

Nishani: Edhe pas 25 vitesh<br />shqiptarët ushtojnë për demokraci 
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi dje se thirrjet e shqiptarëve për liri dhe demokraci do të ushtojnë përsa kohë klasa politike të kuptojë devotshmërinë ndaj popullit. Sipas tij, ëndrra e qytetarëve për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, vazhdon edhe sot e kësaj dite. Duke iu drejtuar një auditori me studentë në konferencën “25 vite të lëvizjes për demokraci në Shqipëri”, të organizuar nga ambasada gjermane dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”, kreu i shtetit s’kurseu kritikat ndaj politikës dhe qeverive ndër vite, të cilët sipas tij s’kanë bërë sa duhet për zhvillimin e vendit dhe afrimin me standardet evropiane. Edhe pse Shqipëria kremton këtë vit 25 vjetorin e rënies së regjimit, për Presidentin e Republikës, klasa politike s’ka nxjerrë mësime nga e kaluara.

“Nëse ne nuk njohim mirë historinë tonë, atë të hershme, por edhe këtë të mëvonshme, nëse nuk nxjerrim mësimet e duhura nga gabimet e të kaluarës dhe nëse nuk e mbledhim mendjen se klasa dhe elita politike nuk duhet të jetë gjë tjetër veçse një shërbëtore e devotshme e popullit, atëherë thirrjet për liri dhe demokraci do të vazhdojnë të ushtojnë fort edhe për vite të tjera”, u shpreh Nishani. Ai tha se ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga rënia e sistemit totalitar, Shqipëria ende përballet me ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Arsyet e këtij rrugëtimi të gjatë, Presidenti Nishani tha se i sheh tek mos finalizimi i një sërë reformash, përcaktuese për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Ëndrrat e përbashkëta dhe aspiratat për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Kemi ende shume punë për të bërë, padyshim, shumë reforma të dhimbshme, të domosdoshme për tu kryer, shumë djersë dhe shumë mund për tu ofruar dhe për tu ndjekur, nëse vërtetë duam që ky vend të bëhet, ashtu siç e kemi thënë dhe e perifrazojmë nga rilindësit dhe të parët tanë, vërtetë “zonjë” dhe ta ngrejë kokën kryelartë me krenari dhe dinjitet, ashtu siç e meriton vërtetë”, tha kreu i Shtetit. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën shkencore, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori Gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, kreu i shtetit prezantoi dhe nismën për kremtimin në 8 dhjetor të 25-vjetorit të shembjes së sistemit totalitar në vend.

Nishani njoftoi se ka ndërmarrë një nismë që në 8 dhjetor të këtij viti të kremtojnë të gjithë shqiptarët sëbashku rënien e regjimit diktatoriale, që sundoi Shqipërinë për 45 vjet me radhë. Regjimi komunist, tha Nishani, është një prej sistemeve më të dënueshme i cili i humbi kohë Shqipërisë dhe e shkëputi përkohësisht nga Europa. “Kam ndërmarrë nismën që në 8 dhjetor të këtij viti, pra të 2015-ës, të kremtojmë sëbashku 25 vjetorin e shembjes së atij sistemi aq të dëmshëm dhe të dënueshëm komunist, që na bëri të humbasim kohë dhe të shkëputeshim përkohësisht nga gjiri i familjes së madhe evropiane. Këtë e them me bindje të plotë sepse Shqipëria dhe shqiptarët janë një popull evropian në gen dhe jo vetëm gjeografikisht, por edhe mendërisht, shpirtërisht, historikisht dhe kulturalisht”, theksoi Nishani.  
 
Kremtimet 
“Kam ndërmarrë nismën që në 8 dhjetor të këtij viti, të kremtojmë sëbashku 25 vjetorin e shembjes së atij sistemi aq të dënueshëm komunist, që na bëri të shkëputeshim përkohësisht nga gjiri i familjes së madhe evropiane”, u shpreh Nishani
 

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal