Presidenti Bujar Nishani ka firmosur shkarkimin e ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe dekretin e emërimit të zëvendësuesit të tij, Sokol Dervishaj.

Edmond Haxhinasto dha dorëheqjen nga posti ministror 5 ditë më parë, ndërsa largimin e lidhi me angazhimet në LSI.
 
Ministri i ri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj vjen në detyrën e re duke u larguar nga posti i shefit të kabinetit të kreut të Kuvendit, Ilir Meta. 

Dekretet e Nishanit do të votohen nesër në seancë plenare.

d.b/shqiptarja.com