MAL I ZI - Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë pjesë në takimin e IV rajonal të Presidentëve në Mal të Zi, ku ka zhvilluar edhe takime dypalëshe me presidentët e rajonit të Ballkanit. Presidenti tha se vendi ynë i kushton rëndësi të veçantë forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
“Ballkani Perëndimor është sot i gjithi i orientuar drejt integrimit evropian dhe veçanërisht, bashkëpunimi rajonal përbën një instrument shumë të rëndësishëm të zhvillimit shumëdimensional të këtij rajoni, në funksion të përshpejtimit të synimit të përbashkët eurointegrues të vendeve tona, theksoi Nishani.
Presidenti deklaroi gjithashtu se “Politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë është e orientuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe intensifikimit të bashkëpunimit rajonal. Shqipëria nuk ka probleme të hapura me asnjë nga vendet e rajonit. Interesave kombëtare të Shqipërisë i shërbehet mirë në një mjedis rajonal paqësor, të stabilizuar, demokratik, ekonomikisht të zhvilluar.”
Nishani inkurajoi dialogun dhe përpjekjet institucionale, si të vetmet mekanizma për trajtimin dhe zgjidhjen e diferencave të brendshme dhe ndërmjet fqinjëve.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com