TIRANË, 20 Qershor /ATSH- I. Vata/-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një njoftim për mediat të premten, fton krerët e grupeve parlamentare në këshillime për përcaktimin e kritereve konkrete për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Presidenti Nishani, shprehet se "në zbatim të detyrimit kushtetues, ditën e martë, më datë 24 qershor 2014, do të organizojë takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë si rrjedhojë e dy vendeve të krijuara nga shtimi i numrit të gjyqtarëve me miratimin e ligjit 151/2013?.
"Me qëllimin për të siguruar një përbërje cilësore të Gjykatës së Lartë, si dhe për të caktuar kritere konkrete, bazuar në listën e kandidatëve, konsultimet do të zhvillohen me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partisë Republikane", shprehet Presidenti./a.g/
/Shqiptarja.com