Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar me titullin më të lartë të vendit, “Nder i Kombit” universitetin "Fan Noli " në Korcë.
 
Ky titull iu dha  rektorit të universitetit me motivacionin për kontributin të shquar në zhvillimin e arsimit, kulturës dhe shkencave. 

Në këtë ceremoni kreu i Shtetit u shpreh se qytetaria që ka Korça i jep një dimension të vecantë këtij universiteti si dhe shprehu konsideratë të lartë për studentë e pedagogë.

Presidenti Nishani u ndal edhe tek integrimi i Shqipërisë, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një proces që kalon në disa etapa.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)