Nishani i shkruan Napolitanos
"Avokat i Shqipërisë në rrugën e BE"

Nishani i shkruan Napolitanos<br />"Avokat i Shqipërisë në rrugën e BE"
Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ish homologut të tij Italian, Xhorxho Napolitano I cili dha dorëheqjen nga ky post për arsye shëndetësore.
Kreu i shtetit shqiptar ka vlerësuar bashkëpunimin me Napolitano që sipas tij ka ndikuar pozitivisht edhe për Shqipërinë.

“Ju garantoj se do të mbeteni gjatë e pashlyeshëm jo vetëm në historinë politike të vendit e popullit tuaj si një personalitet peshërëndë e shkëlqimplotë, me kontribut dhe ndikim të madh në politikë në përballimin e kohëve të vështira e sfidave reale për Italinë, por edhe për shtetin e popullin shqiptar, fqinjët e partnerët tuaj strategjikë”, theksohet në mesazhin e kreut të Shtetit.

Nishani thekson se Napolitano ka qënë një avokat për rrugën e Shqipërisë drejt BE, si dhe për si dhe për pritjen bujare e dinjitoze të emigrantëve e studentëve shqiptarë në Itali.

Mesazhi i plotë i presidentit Bujar Nishani

“I nderuar Shkëlqesi President, I dashur Xhorxho,
Pas lajmit të dorëheqjes tuaj nga detyra e Presidentit të Republikës italiane, të cilin jam i bindur se e keni marrë jo pa vështirësi, por me ndjenjën e përgjegjësisë më të lartë shtetërore, dëshiroj t’ju përcjell vlerësimin dhe kënaqësinë maksimale që pata në bashkëpunimin me ju gjatë kohës në detyrë.

Ju garantoj se do të mbeteni gjatë e pashlyeshëm jo vetëm në historinë politike të vendit e popullit tuaj si një personalitet peshërëndë e shkëlqimplotë, me kontribut dhe ndikim të madh në politikë në përballimin e kohëve të vështira e sfidave reale për Italinë, por edhe për shtetin e popullin shqiptar, fqinjët e partnerët tuaj strategjikë.

I kam ende të gjalla mbresat e vizitës tuaj shumë të suksesshme në Shqipëri, që zhvilluat në mars të vitit të kaluar, dhe mesazhet kuptimplota e inkurajuese në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe veçanërisht premtimin se së bashku do të fitojmë kauzën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, dëshiroj edhe një herë t’ju përcjell vlerësimin maksimal për mbështetjen që ju dhe vendi juaj i keni dhënë Shqipërisë e popullit shqiptar gjatë kësaj kohe, për realizimin e reformave demokratike, për avokaturën e zëshme për integrimin euro-atlantik dhe evropian të Shqipërisë, si dhe për pritjen bujare e dinjitoze të emigrantëve e studentëve shqiptarë në Itali.

Duke ju uruar shëndet të plotë dhe çdo të mirë në jetën tuaj private, më lejoni i dashur mik, t’ju përcjell sigurimet e konsideratës sime më të lartë.”


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!