Nishani: Jemi  në gadishmëri
garantojmë siguri e qetësi

Nishani: Jemi  në gadishmëri<br />garantojmë siguri e qetësi
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani garantoi sot, qytetarët shqiptarë se strukturat e shtetit dhe në veçanti të Policisë në mbarë vendin do të jenë në krye të detyrës me shërbime të përforcuara, në mënyrë që Siguria, Rendi dhe Qetësia Publike në natën e ndërrimit të viteve dhe në ditën e Vitit të Ri të mos i mungojë qytetarit shqiptar" dhe se "në këto ditë festash, ky sherbim të jetë në parametrat e tij më të mirë".

Deklarata e ministrit Nishani u bë gjatë një inspektimi që kreu i ministrisë së Brendshme bëri paraditen e sotme, 31 dhjetor, në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, ku u njoh me masat që Policia e Tiranës kanë marrë për të garantuar një rend të sigurtë në këtë ditë feste.

“Garantoj në emër të strukturave të Policisë, në emër të strukturave të Shtetit dhe Qeverisë se gjatë kohës që qytetarët shqiptarë dhe familjet e tyre do të festojnë dhe do të gëzojnë në mënyrë të këndshme këtë ditë feste, strukturat e shtetit e në veçanti ato të Policisë së Shtetit do të jenë në krye të detyrës në mënyrë të përforcuar, në mënyrë që shërbimi i Sigurisë, i Rendit Publik dhe Qetësisë, qytetarëve shqiptarë jo vetëm të mos i mungojnë, por t’i ketë në parametrat më të mira në këto ditë”, tha Nishani.

I pranishëm në këtë inspektim, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj , garantoi se sikurse në Tiranë, në të gjithë vendin janë marrë të gjitha masat në shërbim të Rendit dhe Qetësisë Publike, për t’i garantuar qytetarëve shqiptarë një festë të gëzuar dhe pa probleme.

“Sikurse është evidente deri në këtë ditë, ndryshe nga vitet e tjera, masat e marra nga Policia kanë shmangur çdo incident të ardhur nga përdorimi i fishekzjarreve, ndërkohë që edhe Qarkullimi Rrugor, ndryshe nga vitet e tjera ka vijuar normalisht dhe pa probleme”, konfirmoi kreu i Policisë shqiptare, Burgaj.
Ndërkohë që fluksi i hyrje -daljeve në kufi vijon normalisht, në mënyrë të veçantë në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, falë një bashkëpunimi të mirë me strukturat homologe të Greqisë, siguroi Burgaj.

Nga ana e tij, drejtori i Policisë së Tiranës, Saimir Muçaj i garantoi qytetarëve të kryeqytetit dhe jo vetëm se, në natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët në vazhdim, Policia e kryeqytetit do të jetë në gadishmëri të plotë dhe ka marë të gjitha masat, në mënyrë që Festa e Vitit të Ri të jetë një ditë dhe një mbrëmje sa më e gëzueshme për të gjithë qytetarët .
/sg/atsh/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza