LONDËR - Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ishte i ftuar nderi në një Mëngjes Pune në Dhomën e Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, me ftesë të Fort të Nderuarit Lord Alan Watson të Richmond, një mik i mirë e i nderuar i shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Në prezencën e rreth 60 personave të pranishëm, Lordë, anëtarë të Parlamentit britanik, zyrtarë qendrorë e lokalë, si dhe bashkatdhetarë të nderuar me banim në Londër, Presidenti Nishani i njohu të pranishmit mbi zhvillimet në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin dhe kontributin e Republikës së Shqipërisë në kuadrin e NATO-s dhe të Aleancës së vendeve kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik ISIS.
“Sot, një provokim dhe kërcënim i rëndë për jetën dhe vlerat morale të mbarë njerëzimit, pa dallim feje, është edhe ISIS-i. Siç e dini, në më pak se tre muaj, është krijuar një koalicion i madh vendesh, kundër kësaj së keqe, ku Shqipëria është rreshtuar për të dhënë kontributin e saj.”-tha Nishani.
Duke u ndalur te situata në Shqipëri, Presidenti Nishani është ndalur te reforma në drejtësi, të cilën e cilësoi si prioritare.
“Si President i Republikës dhe përgjegjësive kushtetuese që kam, i kushtoj vëmendje shumë të veçantë reformës në fushën e drejtësisë. E konsideroj këtë reformë si një prioritet të padiskutueshëm për vendin dhe shoqërinë shqiptare.”- u shpreh Nishani.

Në fjalën e tij Lordi Watson i Richond falënderoi Presidentin Nishani për pranimin e ftesës për këtë aktivitet, si dhe vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria, duke u bërë së fundmi dhe Vend Kandidat në Bashkimin Evropian.
Kreu i Shtetit, iu përgjigj edhe interesimit të pranishmëve mbi bashkëpunimin rajonal, rolin e Shqipërisë në rajon, si dhe përpjekjet e të gjitha institucioneve shqiptare për hapjen e negociatave të aderimit me Bashkimin Evropian.
Fjala e plotë e Presidentit Bujar Nishani
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë e Presidentit Bujar NishaniRedaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)