TIRANË - “Drejtësia duhet të sigurojë, që e drejta e qytetarit të jetë një realitet i prekshëm. Kemi detyrimin ta trajtojmë çdo qytetar me dinjitet dhe respekt”, ka theksuar presidenti i Shqipërisë dhe kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani në një ceremoni në Presidencë, kushtuar “100-vjetorit të drejtësisë shqiptare”. Si kryetar i KLD-së, i vetëdijshëm për “reformën në drejtësi” dhe për “nevojën për legjislacion më të konsoliduar”, Nishani u ka bërë thirrje personaliteteve të pranishme që “ditë pas dite, rast pas rasti, shembull pas shembulli, të mund të çimentojmë një sistem drejtësie për qytetarët”, pasi “jemi në rrugë të pakthyeshme drejt integrimit”.
NISHANI: “GJYRIA” E SHQIPTARËVE 100 VJET MË PARË
Nishani ka bërë një retrospektivë të fatit të shqiptarëve edhe në drejtësi. Ai ka thënë se "përpara shtetit të ri të pavarur shqiptar në vitin 1912, kur u shpall Pavarësia, në vargun e detyrave politike, ekonomike etj parashtrohej dhe zgjidhja e detyrave në fushën e drejtësisë, krijimi i organeve në pushtetin legjislativ e gjyqësor. “Me miratimin e “gjyrisë”, akti i parë për funksionimin e gjykatave në shtetin shqiptar deri sot sistemi kapësuar ndryshime të rëndësishme. Kushtet e kanë konsoliduar apo edhe penalizuar këtë sistem”, ka thënë Nishani. Ai ka shtuar se, në 100 vite, një pjesë të jetës së tyre shqiptarët e kanë kaluar të privuar nga të drejtat e tyre, edhe liria, por tani jemi në një shekull të ri me arritje të përbashkëta të pakufizuara. Politika dhe ideologjia e sistemit totalitar penalizuan shumë boshte të këtij sistemi. "Këto 100 vite s’kanë qenë aspak të lehta, por janë jeta jonë. Këto na përkasin ne. Kemi sfida jo të lehta për të përballuar, por kur shohim të kaluarën hapat që ndërmarrim sot do të shumëfishohen në vlerë në të ardhmen”, u shpreh presidenti.
NISHANI: DREJTËSIA E SHQIPTARËVE SOT
“Kombi shqiptar ka treguar, që do të ecë më shpejt se kushdo tjetër”, ka maksimizuar vlerat e kombit shqiptar presidenti në fjalën e tij. Duke parë gjendjen e sotme, ai ka analizuar se "sistemi sot bazohet në pavarësinë e pushteteve, luajalitetit, profesionalizmit, respektimit të të drejtave themelore të njeriut, se sot qytetari shqiptar mund të shohë një realitet krejtësisht të ri krahasuar me vite më parë". Pavarësisht problemeve, Nishani ka gjetur liri tek mënura e të shprehurit të shqiptarëve: "Ne shqiptarët debatojmë me lirinë më të madhe për funksionimn e të drejtës. Ndërsa disa nga arritjet janë të prekshme, reale”.
6 TITUJ PËR PERSONALITETE TË DREJTËSISË
Nishani ka dekretuar në fund dhënie titujsh për disa personalitete të drejtësisë shqiptare:
Kudret Çela - - "Mjeshtër i Madh"
Maks Haxhia - - "Mjeshtër i Madh"
Stavri Ceco (pas vdekjes) - "Mjeshtër i Madh"
Manol Konomi (pas vdekjes) - “Naim Frashëri”
Idajete Kundraxhi - “Për merita të veçanta”
Virgjil Karaja - “Për merita të veçanta civile”
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com