TIRANË – Presidenti i Republikës është takuar sot me rektorë dhe studentë ku ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve: "Fushata elektorale nuk duhet të dominohet nga emocionet. Dozat e tepruara, retorikat agresive, prodhojnë vetëm fanatikë"- tha Nishani duke shtuar se  fituesi i zgjedhjeve nuk është Zoti, por edhe humbësi i tyre nuk është djalli.

"Të gjitha zgjedhjet do të zhvillohen në një vend të lirë, demokratik, janë të veçanta e të rëndësishme. Tani ne jemi më prag të fushatës elektorale, se një fushatë paraelektorale ka nisur. Forcat politike janë grupuar dhe presin të shpallin platformat e tyre. Ndaj, si President i vendit dëshiroj që ju që jeni pjesë e rëndësishme e elitës së Shqipërisë duhet të udhëhiqni proceset e mëtejshme emancipuese të shoqërisë dhe institucioneve. Është e vërtetë se çdo fushatë elektorale ka një dozë të caktuar emocionaliteti por nuk duhet të dominohet nga emocionet. Dozat e tepruara, retorikat agressive prodhojnë vetëm fanatikë, që nuk ndihmojnë askënd e madje mund të kthehen në problem.

Përsëris bindjen time se jam optimist për këto zgjedhje, ku sjellja civile e qytetarëve shqiptarë,  pa dyshim është shumë më e lartë se 5 vjet më parë, e pakrahasueshme me 10 vjet më parë dhe e paimagjinueshme me 20 vjet më parë. Ju, pedagoët, studentët, keni detyrë, padyshim implementimin e kësaj sjelljeje, këtij mentaliteti. Ndoshta shpeshperë nuk e kuptojmë sesa shumë i shërbejmë shoqërisë, por secili prej jush me sjelljen e qëndrimet qoftë dhe personale, e reflekton këtë, ndaj ne kemi nevojë ta shohim këtë angazhim tuajin.

Zgjedhjet prodhojmë mazhoranca dhe minoranca. Unë s’kam dashur t’i quaj fitues e humbës, unë do të thoja se fituesi nuk është Zoti dhe as humbësi, djalli. Nga ky produkt, mazhoranca ka përgjegjësitë madhore të zbatimit të platformave qeverisëse"- tha Nishani.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)