Një ditë pas takimeve me krerët e grupeve parlamentare për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, kreu i shtetit ka reaguar për median, duke thënë se ka edhe mbështetjen e Ilir Metës që këto vakanca të mbushen tani.
“Kabineti i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Bujar Nishani përgënjeshtron lajmin e shpërndarë në disa media rreth mosnjohjes së procedurës për plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Asnjë parti politike nuk mund të kërkojë ngrirjen e Kushtetutës! Presidenti i Republikës ka marrë mbështetjen e shumicës së grupeve parlamentare, përfshirë edhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për vijimin e procedurës për plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”-thuhet në njoftimin e shkurtër të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
Plotësimi i dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, ka nxjerrë edhe një herë në sipërfaqe përplasjen mes mazhorancës dhe Presidentit të Republikës, si dhe mos dakordësinë mes palëve politike sa i takon reformës në drejtësi. Në garë janë 15 juristë për të zëvendësuar Sokol Berberin dhe Vladimir Kriston të cilëve u ka përfunduar mandati. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kreu të martën takimet konsultative me krerët e grupeve parlamentare për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, por gjatë bisedimeve, nuk u arrit një qëndrim i unifikuar mes palëve. Takimet u zhvilluan çdo një orë me Gramoz Ruçin, Edi Palokën, Petrit Vasilin, Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin.
Presidenti Nishani u ka dorëzuar dosjen me CV e 15 kandidatëve dhe i ka pyetur nëse kanë kontestime për ndonjërin prej tyre. Në përfundim, veç Partisë Demokratike, të tjerat nuk dhanë detaje, por burime për Shqiptarja.com thanë se ndarja ka qenë e qartë. Gramoz Ruçi i kishte dërguar më herët një letër këtij institucioni për të shprehur qëndrimin e PS, se vakancat në këtë gjykatë duhet të plotësohen pas miratimit të reformës në drejtësi. Këtë qëndrim të ai e ka mbajtur edhe në takimin kokë më kokë me Presidentin. Por krejt i ndryshëm ka qenë mendimi i opozitës. Kreu i grupit të PD-së Edi Paloka, tha se për aq kohë sa Reforma në Drejtësi nuk është miratuar, çdo gjë duhet të funksionojë sipas ligjeve në fuqi. “Nuk kemi preferenca për emra të veçantë, por kërkojmë zbatimin e Kushtetutës”, u shpreh Paloka.
I pyetur nëse kandidaturat janë të parakohshme për shkak të reformës në drejtësi, Paloka tha se reforma në drejtësi nuk është zgjidhje për gjithçka. Mes kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë dhe ish anëtari i KLD-së Lulzim Lelcaj, ish kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe ish prokurori Skënder Demiraj, djali i të cilit u vra pak vite më parë nga Kostandin Xhuvani. Në përfundim, do të shihet se cili do të jetë qëndrimi i vetë Presidentit, i cili me shumë gjasë do të propozojë në Kuvend dy prej emrave, dhe do të përsëritet historia e 3 viteve të fundit, ku emrat vijnë në Kuvend, dhe mazhoranca i refuzon duke krijuar një cikël të mbyllur, që nuk i jep zgjidhje vakancës në gjykatën më të rëndësishme në vend.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com