Nishani: Kam prova, krimi do të
tentojë të influencojë zgjedhjet

Nishani: Kam prova, krimi do të<br />tentojë të influencojë zgjedhjet
Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë pritjes së organizuar për median deklaroi se ka evidenca që tregojnë se grupe të caktuara kriminale do të tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamente.
 
Nishani i bëri thirrje politikës që të adresojë me shumë kujdes këtë sfidë sepse krimi dhe bota e krimit i prek të gjithë pa përjashtim.
 
Gjithashtu kreu i shtetit shqiptar u shpreh se media duhet ta denoncojnë cdo rast nëse bota e krimit influencon në jetën tonë.
 
"Në këtë vit janë zgjedhjet, mundësi për perspektivën në të gjitha fushat, tregues i rëndësishëm për përgjegjësinë dhe maturinë.
 
Standardet e zgjedhjeve janë shumë të rëndësishme për të gjithë, politikën dhe qytetarët, të gjithë pushtetet.
 
Por duhet të ndaj me ju edhe shqetësimin, evidenca serioze tregojnë se grupe të caktuara të krimit do të tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme dhe ky problem duhet të na shqetësojë të gjithëve.
 
Politika ta adresojë me shumë kujdes këtë sfidë sepse krimi dhe bota e krimit i prek të gjithë pa përjashtim, ai nuk ka ngjyrim dhe kthehet në një dëm të madh për të gjithë.
 
Prandaj është përgjegjësi shumë e madhe për të adresuar me seriozitet këtë situatë. Media duhet ta denoncojnë këtë proces, nëse bota e krimit influencon në jetën tonë
" deklaroi ai.
 
Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se pushteti i katërt përballet me shumë sfida, ndërsa institucionet duhet të gjejnë mënyra për t'i mbështetur.
 
Për Nishanin, media është një aktor i rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit, pasi përfaqëson një kapacitet të rëndësishëm intelektual.
 
Ndërsa përsa i përket vitit që lamë pas, Nishani vlerësoi disa ngjarje historike, mes tyre shenjtërimin e Nënë Terezës dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian të Francës.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!