Nishani kritika Bashës: Barazoi Ramën me Berishën, e shpalli si të keqen 30-vjeçare të këtij vendit

Nishani kritika Bashës: Barazoi Ramën me Berishën, e shpalli si të keqen 30-vjeçare të këtij vendit

1632132861_nishani.jpg

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas fjalës së Lulzim Bashës në Kuvend i cili u shpreh se Meta dhe Berisha janë fajtor që ai është ende në krye te vendit. Nishani thotë se Basha e barazoi Berishën me Ramën, duke e cilësuar tradhëti të rëndë. Nishani i bën thirrje deputetëve të PD-së që ende e ndjejnë se përfaqësojnë vullnetin dhe votën e demokratëve shqiptarë, të distancohen nga projekti ogurzi i rilindjes dhe Edi Ramës, për asgjesimin e Partisë Demokratike.

'Lulzim Basha deklaroi sot edhe publikisht, atë që kishte bashkëpregatitur prej kohësh me pengmarrësin e tij. E barazoi Sali Berishën me Edi Ramën ! L. Basha e shpalli atë si të keqen 30 vjeçare të këtij vendi. Kjo nuk është tradhëti, se edhe tradhëtia apo tradhëtarët e kanë një lloj dimensioni, të lig, por e kanë. Në modelin e L. Bashës edhe tradhëtia ndihet e fyer po ta krahasosh..

Të gjithë ne, që e kemi denoncuar, kritikuar, kundërshtuar L. Bashën për të gjitha të zezat që ai i ka shkaktuar Partisë Demokratike, kurrë nuk e kemi barazuar atë me Edi Ramën sepse ky i fundit i ka shkaktuar çdo gjëmë këtij vendi, shteti e kombi.  L. Basha i kapur peng prej tij, thjesht ishte kthyer në një asgjesues të alternativës politike duke asgjesuar Partinë Demokratike.

Sot është dita t’u bëjmë thirrje të gjithë atyre deputetëve që ende e ndjejnë se përfaqësojnë vullnetin dhe votën e demokratëve shqiptarë, të distancohen nga projekti ogurzi i rilindjes dhe Edi Ramës, për asgjesimin e Partisë Demokratike, të së djathtës shqiptare, të alternativës politike, të vetë pluralizmit në Shqipëri, për shkak të një pengu! Të shpëtojmë sa më parë PD që të shpëtojmë Shqipërinë.'- shkruan Nishani.


Lajmi kryesor:

Basha-Ramës: Më ke frikë se të kam mundur! Meta dhe Berisha e kanë fajin që ti je aty, shko bashkohu me ta bëni bashkë 'trekëndëshin e Bermudeve


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda