Nishani: Largimi i shqiptarëve
po dëmton integritetin e vendit

Nishani: Largimi i shqiptarëve<br />po dëmton integritetin e vendit
Në prag të javës europiane Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua në kryeqytet me të rinj të qyteteve të ndryshme të vendit në një ekspozitë mbi artin kulturën dhe teknologjinë.
 
Duke vlerësuar talentin dhe dëshirën e të rinjve për të kontribuar në vend, kreu i shtetit shqiptar shprehu shqetësimin se largimi masiv i shqiptarëve dëmton integritetin e vendit.
 
“I bashkohem dhe i mbështes idetë që ju prezantoni dhe përçoni, ku natyrisht më së pari prevalon arti, kultura, teknologjia, modernizimim”,  tha ai.
 
Presidenti Nishani shprehu vlerësimin maksimal dhe falenderimet për vullnetin, dëshirën, ambicien, mendjen e të rinjve që në konceptimin jo vetëm të këtij aktiviteti, por në përgjithësi të ideve se si mund të gjenerojmë, mund të prezantojmë dhe të zhvillojmë më tej talentin, idenë, mendimin, por edhe një element tjetër fondamental, po aq sa të parat, komunikimin”.
 
Natyrisht, vijoi Nishani, që përtej këtij dimensioni sillet edhe një dimension tjetër që është ai i komunikimit ndër vete, por edhe komunikimit përmes idesë. Presidenti Nishani u shpreh se “gjej këtu një element tjetër të rëndësishëm atë të vullnetarizmit. Në fakt brezi im ka patur një koncept  tjetër të vullnetarizimit, i cili nuk ka qenë vullnetarizëm, sepse nuk mund të kesh vullnetarizëm të imponuar”.

“Kjo që keni ju sot është në të tërë kornizën e saj vullnetarizëm se vë pasionin, talentin në dispozicion të një hapësire më të madhe, sesa ajo që keni si individë”, tha Nishani.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos