TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani i kërkon prokurorëve profesionalizëm, kurajo dhe përkushtim në luftën kundër krimit ekonomik, korrupsionit, pastrimit të parave por dhe tolerancë zero ndaj dhunuesve të grave. Presidenti zhvilloi sot paradite një takim me prokurorët e të gjitha niveleve në vendin tonë , ndërkohë që kryeprokurori Adriatik Llalla prezantoi prioritetet në krye të organit të akuzës, kryesorja hetimi i çdo zyrtari të korruptuar dhe kthimi i besimit tek qytetarët.
LLALLA: DO HETOJME CDO ZYRTAR TE KORRUPTUAR
Nga ana e tij kryeprokurori i përgjithshëm, Adriatik Lalla u zotua se Prokuroria e Përgjithshme do të ndjekë çdo rast korrupsioni tek zyrtarët duke kthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia. Llalla ka garantuar hetim pa kompromis të korrupsionit për çdo rast të dyshuar si për prokurorët, zyrtarët ashtu edhe për qytetarët, pasi tashmë nuk ka asnjë pengesë në hetimin e zyrtarëve pas heqjes së imunitetit. Llalla theksoi se do të hetohet çdo rast i denoncuar apo i dyshuar për korrupsion.
“Prokuroria do të ndjekë me përparësi çdo rast të korrupsionit. Do të hetohet çdo rast i denoncuar apo i dyshuar për korrupsion. Do hetohet çdo prokuror, zyrtar apo qytetar. Nuk ka asnjë pengesë ligjore për hetimin e zyrtarëve dhe kjo është detyrë e jona. Do të punojmë për të kthyer besimin te drejtësia. Prokuroria do të ndryshojë standardet e komunikimit me qytetarët, nëpërmjet postës elektronike edhe të tjera. Aktivizimin e mënyrës së drejtpërdrjetë të komunikimit me qytetarët. Prokuroria e Përgjithshme krahas mekanizmave ligjorë ka mjete të kërkimit të provave dhe do të punojnë në kohën më të munshne për të zbardhur çdo rast. Jam përballur me një mungesë të theksuar të besimit të qytetarëve në drejtësi, kjo për faj të institucionit”, u shpreh kryeprokurori.
LLALLA: PROKURORIA KA NEVOJE PER RIFRESKIM
Kryeprokurori tha se një rifreskim i prokurorisë do të sjellë një veprimtari më të lartë.
“Ka prokurorë që mbajnë të njëtën funksion për vite me rradhë dhe krijojnë apati. Natyrisht se institucioni i Prokurorisë ka nevojë për rifreskim dhe do të sjellë një veprimtari më të lartë. Do të nxisë funksionimin e Prokurisë si një faktor dominues Qëllimi është mëse i qartë, çdo institucion të marrë përgjegjësitë e tij. Falenderoj për mbështjetjen e ndërkombëtarëve, të përqëndrojmë besimin e tyre në rezultate konkrete. Të angazhuar maksimalisht për të rikthyer besimin te institucioni i drejtësisë. Do jemi bashkë për sfida ndaj krimit dhe korrupsionit”- tha kryeprokurori.
NISHANI: TASK FORCË E HUMBI DINAMIKËN
Presidenti kërkoi vendosjen e standardeve në hetimin e çështjeve penale dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe shprehu rezerva për punën e deritanishme të njësisë së Task Force e cila merret me hetimin e këtyre veprave penale por dhe të pastrimit të parave nga prokuroria e cila deri më 7 dhjetor u drejtua nga Kryeprokurorja Ina Rama. Më 7 dhjetor 2012 Llalla u emërua me 75 vota pro, 73 nga PD, një nga Kastriot Islami dhe Vangjel Dule. Opozita abstenoi dhe Topalli nuk votoi.
Nisëm një punë për tu admiruar me dinamikë, rezultate konkrete pati dhe presione, dhe përballje me operatorë të sistemit të drejtësisë por asesi nuk mund të justifikojmë rënien e dinamikës dhe agresivitetit në kuptimin ligjor të atyre prokurorëve.”
Në këtë kuadër presidenti kërkoi që prokurorët e kësaj strukture të cilët i bëjnë ballë presioneve ndaj shantazheve të ndryshme të vlerësohen si pjesë e rëndësishme për karrierën e prokurorit.
“Ai që ka qenë pjesë e këtyre Task Force dhe ka pasur rezulta të ketë bonuse në karrierën e tij brenda organit të akuzës dhe unë do ta inkurajoj”- tha Nishani.
NISHANI: PASTRIMI I PARAVE, NUK PATI HETIMIN E MERITUAR
“Nuk ka pasur hetim të merituar për pastrimin e parave. Kjo kërkon një qasje shumë serioze. Pastrimi i parave gjeneron format më të egra e më fatale të veprimtarisë kriminale, që kërkon një përçasje serioze dhe infrasktrukturë të përparuar.”- tha Nishani.
Ai kërkoi më shumë seriozitet në mbledhjen e provave duke quajtur skandaloze faktin që një pjesë e tyre, ndoshta dhe në mënyrë të qëllimshme humbin rrugës.
“Provat e prokurorit shterrojnë rrugës dhe në momentin e përballjes në sallën e gjykatës një pjesë ose janë të dobëta ose kanë humbur rrugës dhe në mënyrë skandaloze nuk paraqiten. Ju i dini më mirë sesa unë.”- tha Nishani.
DHUNA NDAJ GRAVE , VEPER E RREZIKSHME KRIMINALE
Duke u ndalur tek dhuna ndaj gruas Presidenti Nishani kërkoi tolerancë zero në hetimet e burrave që dhunojnë femrat. “Të konsiderohet si një kategori e rrezikshme kriminale dhe e patolerueshme. Kjo duhet të bëhet vetëm përmes mënyrës si do ushtroni ndjekjen penale. Politikën më të ashpër të mundshme penale dhe tolerancë zero ndaj akteve të tilla. Vetëm në këtë mënyrë do dekurajojmë ata individë që në dhunën ndaj gruas manifestojnë nivelin më të errët kriminal dhe kulturën më të papranueshme për shoqërinë njerëzore. “- tha Nishani.
PROKURORËT TË PËRFSHIHEN NE HETIM, MOS U JOSHNI NGA POLITIKA
Nishani tha se ka ardhur koha për vënien në eficiencë më të madhe të oficerit gjyqësor por dhe përfshirjen e prokurorit në hetime. “Kemi krijuar disa praktika që prokurori të largohet nga hetimi, duke ia lënë oficerit gjyqësor. Ka ardhur koha të shikojmë si të përfshihet drejtëpërdrejtë prokurori në hetim, nuk është koha e komoditetit por e kontributit. Mos u joshni nga politika”- tha Nishani duke i bërë apel kryeprokurorit por dhe prokurorëve të tjerë të zgjonjë këtë ndërgjegje për të dhënë kontributin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duke qëndruar larg politikës.
RRJEDHJA E INFORMACIONIT NGA PROKURORIA, VEPER PENALE
Kreu i shtetit u ndal dhe në atë që ai e çuan rrjedhja e informacionit, dhe në të njëjtën linjë me kryeprokurorin kërkoi që raste të tilla të trajtohen si veprimtari që duhen hetuar. “Informacionet rrjedhin nga ata që menaxhojnë dosjen ose ato që kanë akses, dhe kjo është veprimtari e pastër ligjore që duhet hetuar, pasi në radhë të parë shkatërron drejtësinë por dekurajon një sistem të tërë. Të gjitha arsyet janë të papranueshme dhe të dënueshme.”- tha Nishani.
Presidenti bëri thirrje për përgjegjshmëri për secilin prej prokurorëve, si një kontribut për shtetin dhe shoqërinë, duke konfirmuar mbështetjen e Institucionit të Presidencës.
(Redaksia online)
(eç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

U dorëhoqën të besuarit e Ina Ramës