"Nishani lojë shahu me dekretet"
Braho: Ti sjellë nesër, ose "mat"Precedentët/
Dekretet, vonesa në 4 ditë

Braho: Ti sjellë nesër, ose "mat"Precedentët/
Dekretet, vonesa në 4 ditë">
TIRANË - Kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho thotë se Presidenti Bujar Nishani është duke bërë lojë politike me dekretet e emërimit, njëjtë si një lojë shahu, nga e cila - siç thotë ai - mund të kapet edhe "mat"
 
Në një prononcim për gazetarët, deputeti i LSI-së tha se kreu i shtetit është i deturuar të firmosë nesër dekretet e emërimit të dy ministrave të rinj, Arben Ahmetajn tek Financat dhe Milva Ekonomin tek dikasteri i Ekonomisë.
 
"Kreu i shtetit po bën lojë politike, e ngjashme me lojë shahu. Nëse Nishani s’i sjell nesër ‘shah-mat. Ashtu si në lojën e shahut çdo gjë ka afatet e veta’", - tha Braho.

Kreu i Komisionit të Sigurisë tha gjatë fjalës së tij, se deputetët e opozitës duhej të ishin në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë këtë të hënë, dhe jo të dilnin në protestë për të qëlluar me vezë ndaj Bashkisë së Tiranës.
 
"Mbetet përgjegjësi e tyre kjo mungesë", - tha Braho.

Kreu i shtetit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ngërçin e krijuar, për shkak se Kuvendi i cili është në hapësirën e tij ligjore, ende nuk është shprehur me votë për dekretet e shkarkimit të Shkëlqim Canit nga ministria e Finacave dhe Arben Ahmetajt nga Ekonomia.
 
Prononcimi i Spartak Brahos

Z. Braho, tashmë që kanë kaluar në Gjykatën Kushtetuese, çfarëdo të ndodhë me dekretet, duhet të pezullohen apo të kalojnë në seancë për votim?

Nuk e di nëse kanë kaluar në Gjykatë Kushtetuese. Dje prononcimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë që nuk kanë ardhur akoma, por kjo nuk ka të bëjë fare me angazhimin e Gjykatës Kushtetuese. Realisht ky vendim është interpretuar në vitin 2002, ajo që presim e që është pjesë e një loje politike dhe që duket si lojë shahu, ashtu si edhe në shah ka një kohë të caktuar dhe koha mbaron nesër. Që do të thotë, nesër Presidenti i Republikës është i detyruar të dekretojë, nëse do të ketë veprime të tjera, thashë është pjesë e lojës politike dhe aspak të mbështetura në Kushtetutë dhe në ligj.

Nëse nuk vijnë dekretet nesër nga Presidenti i Republikës për emërimin e dy ministrave, çfarë mund të ndodhë?
Unë mendoj që nuk do të ketë lëvizje të tjera të Presidentit, mendoj që duhet t’i sjellë...

Z. Braho, a jeni dakord me atë çfarë ka propozuar znj. Ermonela Felaj, se në rast se nuk respektohet Kushtetuta duhet të ndërmerret nisma për shkarkimi i Presidenti të republikës? 
Është një retorikë juridiko-politike që nuk i vlen kësaj situate.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar