Nishani: Lufta ndaj krimit dhe
korrupsionit janë çështje prioritare

Nishani: Lufta ndaj krimit dhe<br />korrupsionit janë çështje prioritare
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim me Delegacionin e Parlamentit Evropian kryesuar nga zonja Elly Schlein, që ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Ndër-parlamentar Shqipëri-BE.
 
Presidenti Nishani mirëpriti eurodeputetët, me të cilët ndau përshtypjet e shkëlqyera nga vizita zyrtare që zhvilloi më herët në Bruksel, dhe shprehu falënderimet për mbështetjen dhe vëmendjen që i kushtohen Shqipërisë, siç u konfirmua nga Presidentët Tusk dhe Schulz.
 
Kreu i Shtetit u ripërcolli eurodeputetëve garancinë se Shqipëria e sheh procesin e integrimit në Bashkimin Evropian si të vetmen alternativë të së ardhmes së saj, dhe në këtë kontekst vlerësoi mbështetjen e pakursyer dhe të plotë që BE i ofron vendit tonë në këtë rrugëtim. Presidenti Nishani theksoi gjithashtu se është ky proces që përbën çelësin e zhvillimit dhe përparimit të Shqipërisë, dhe se vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’ia dalë mbanë. Duke bashkëndarë vlerësimin se është përgjegjësi e palës shqiptare që të realizojë reforma thelbësore për shtet-ndërtimin ne vend, Presidenti Nishani vuri në dukje se fjalëkalimi i çdo reforme të suksesshme është vullneti.
 
Në përgjigje të interesimit të delegacionit të eurodeputetëve lidhur me përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, Kreu i Shtetit u shpreh se reforma në drejtësi dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë çështje prioritare në agjendën e vendit, duke përcjellë edhe shqetësimin e tij serioz për largimin masiv të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së.
 
Duke u pajtuar me konstatimin se kultura politike mbetet ende një sfidë në vend, Presidenti Nishani inkurajoi të gjitha palët për të shënuar sukses në takimin e Komitetit Ndër-parlamentar dhe miratimin e konkluzioneve dhe rekomandimeve që do të dalin prej tij.  

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar