TIRANE- Njoftimi per shtyp i Presidencës është mjaft shqetësues, për të vërtetën që ai ngre. Kështu shprehet ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu. “Fatkeqësisht në mënyrë sistematike po sulmohet Presidenti i Republikës nga e majta e politikës sonë. Ky është një fenomen, që nuk haset në vendet e civilizuara, ku dhe objeksionet, që mund të ketë dikush ndaj institucionit shprehen me shumë kujdes e etikë. Këtu po ndodh e kundërta, mungon etika, mungon vërtetësia e akuzave.
Në të vërtetë lehtësisht mund të konstatohet një sulm frontal ndaj Presidentit, por jo vetëm, dhe ndaj disa institucioneve të tjera thelbësore për vendin. Maxhoranca e re po e fillon me këtë mënyrë shumë të deformuar aktivitetin e saj si maxhorancë”, deklaron Shehu. Sipas tij, Presidenti është institucioni më i lartë i vendit, ndaj të cilit duhet së paku një respekt i thellë, qoftë ky dhe vetëm formal.
“Shqetësimi i Presidencës flet për një sinjal shumë preokupues, që s’duhet nënvleftësuar e që duhet sa më shpejt korrigjuar. Një vend si Shqipëria, që është anëtar i NATO-s, që po përpiqet të jetë anëtarë e BE, nuk mund t’ia lejojë vetes të tilla deformime. Presidenti është President i Shqipërisë”, deklaroi Shehu.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online

LAJMET MË TË VLERËSUARA