TIRANE- Presidenti Bujar Nishani ka akuzuar mazhorancën se po tenton ta bëjë atë një armik politik. Teksa komentoi votimin e dy ditëve më parë që sollën rrëzimin e dy dekreteve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, kreu i shtetit tha se ishte një truk procedurial, përmes një justifikimi të sforcuar dhe që sjell në skenë konfliktet. “Me propozimin e Komisionit të Ligjeve e votat e shumicës, Kuvendi refuzoi 2 kandidaturat e propozuara me Dekret Presidencial për në Gjykatën e Lartë. Arsyeja e sjellë nga ai Komision sipas të cilit dy kandidatët s’plotësonin kushtin për të pasur formim specifik në të drejtën administrative, është një gjykim i thjeshtëzuar, arsyetim i pabazuar, justifikim i sforcuar”, deklaron Nishani në një sqarim publik të tij.
Ai tha se në gjithë vendimmarrjet, i është bindur dhe do t’i bindet vetëm Kushtetutës, duke deklaruar se do jetë gjithnjë garant i tërësisë së parimeve kushtetuese, frymë e ndjekur gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, bashkëpunimit në Kuvend e deri në dekretimin e anëtarëve. “Në një vështrim më të thellë, ajo që ndodhi me votimin, është një tregues më se i qartë se konsensusi politik i arritur mes palëve pas kërkesës së BE për Ligjin e ri të Gjykatës së Lartë, të bind se konsensusi në fjalë nuk e kaloi provën. Çfarë vihet re fare qartë është se refuzimi u bë përmes një truku procedurial. Flitet për “Presidentin” nga njëra anë, dhe nga ana tjetër për “Shumicën Qeverisëse” qe ka përballë një palë armike politike. Çka është një qasje apo tablo thellësisht e gabuar. Presidenti, nuk vendos në një moment, dhe aspak i vetëm.
Presidenti zbaton procedura”, deklaroi Nishani. Kreu i shtetit sipas tij analizon, shqyrton, në një proces të gjatë e të hollësishëm konsultativ me institucionet përkatëse e individë ekspertë kompetentë, derisa më në fund, e vetëm atëherë, konkludon e dekreton. “Me dekretimin e zotërinjve Petrit Çeno e Gjovalin Përnoca, i kam qëndruar korrekt kritereve ligjore të vjetërsisë në profesion, cilësisë së lartë të punës së kandidatit, ecurisë në karrierë, integritetit të lartë moral, pa anashkaluar përbërjen e trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë sipas raportit të përcaktuar nga ligjvënësi. Në të kundërt të kësaj, me keqardhje, Presidenti konstaton se në rastin e refuzimit të fundit, refuzuesit kanë vepruar në rend të kundërt. Kanë marrë një vendim, direktivë, ndoshta sugjerim, ndoshta urdhër, e në përputhje me këtë, kanë hartuar relacionin, u kanë sugjeruar grupeve parlamentare të Shumicës refuzimin”, tha Nishani.
Duke e akuzuar mazhorancën se po nxit përplasjen. “Konfliktet nuk lindin vetiu. Konfliktet e kanë një origjinë. Zënë fill e bëhen pak nga pak orteqe të pandalshme më së shumti e më së shpeshti pikërisht nga moszbatimi me rigorozitet i procedurave. Çka dihet se shpie në një kosto të lartë, jo vetëm për ata që degradojnë procedurat, por për të gjithë”, tha Nishani. Nga ky këndvështrim dhe në këtë kuptim, jo votimi i djeshëm i Shumicës Qeverisëse si i tillë, por qëndrimi në tërësi ndaj procedurave institucionale, lë sigurisht për të dëshiruar, dhe nuk mund të anashkalohet sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com