TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani thekson mbështetjen e tij për nismën e “Aleancës së Grave Deputete”, për një sensibilizim kombëtar kundër dhunës në familje.

Përmes një komunikate për shtyp, Nishani ka mirëpritur iniciativën e grave deputete ditën e sotme, ndërsa i fton ata në një takim  konsultues dhe koordinues për të çuar përpara një proces konkret të angazhimeve institucionale.

Ditën e sotme, në mbledhjen e parë për këtë vit të “Aleancës së Grave Deputete” pati në qendër të saj pikërisht gruan, dhe intensifikimin që i duhet bërë luftës kundër dhunës në familje.  

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)