Nishani mbledh Kolegjin Zgjedhor:
Përmbushni me sukses detyrën

Nishani mbledh Kolegjin Zgjedhor:<br />Përmbushni me sukses detyrën
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka mbledhur dje në një takim anëtarët e Kolegjit Zgjedhor i cili do të ushtrojë funksionet gjatë procesit zgjedhor në vend.

Në këtë takim, Presidenti i Republikës pasi theksoi rëndësinë që ka çdo proces zgjedhor, vlerësoi edhe një herë, se sa e nevojshme dhe e domosdoshme, është ushtrimi i veprimtarisë së Kolegjit Zgjedhor për të trajtuar me korrektësi të gjitha konfliktet që do të paraqiten para tij nga subjektet e ndryshme, deri në përfundim të gjykimit të gjithë ankimeve lidhur me procesin zgjedhor.

Trupa gjyqësore përbërëse e Kolegjit Zgjedhor me eksperiencën e saj të gjatë në ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore, do të jetë në lartësinë e duhur për të garantuar përmbushjen me shumë sukses të detyrës dhe misionit për të cilin ky Kolegj do të funksionojë.

Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht, Kryetari i Këshillit te Lartë të Drejtësisë shprehu besimin dhe kërkoi nga Kolegji Zgjedhor, që të qëndrojë me bindje të plotë, vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës, në respekt të të drejtave dhe lirive të njeriut, çka do të sjellë drejtësi dhe paanësi në kryerjen e detyrës. ​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk