Nishani me delegacionin hebre: Promovim të tolerancës dhe harmoninë fetare
Tiranë, 18 Shtator/ATSH/- Kreu i Shtetit, Bujar Nishani priti sot një delegacion hebre të rangut të lartë, të kryesuar nga Ambasadori Ronal S. Lauder, President i Kongresit Botëror Hebre dhe Julius Meinl V, President i Kongresit Euro-Aziatik Hebre, të cilët do të marrin pjesë në Forumin e Biznesit që po zhvillohet në Tiranë. Marrëdhëniet e […]
Tiranë, 18 Shtator/ATSH/- Kreu i Shtetit, Bujar Nishani priti sot një delegacion hebre të rangut të lartë, të kryesuar nga Ambasadori Ronal S. Lauder, President i Kongresit Botëror Hebre dhe Julius Meinl V, President i Kongresit Euro-Aziatik Hebre, të cilët do të marrin pjesë në Forumin e Biznesit që po zhvillohet në Tiranë.
Marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin janë të shkëlqyera, u shpreh ndër të tjera Presidenti Nishani, dhe kjo është falë dhe sakrificave të popullit shqiptar që rrezikoi jetën duke mikpritur, mbrojtur dhe strehuar qytetarë të ndryshëm hebrenj, të cilët gjetën shpëtim në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore, prandaj institucionet shtetërore të të dyja vendeve duhet të vijojnë punën për të rritur akoma më tej këto marrëdhënie.
Një vend të rëndësishëm në bashkëbisedim zuri dhe bashkëpunimi në fushën e kulturës, për ndërmarrjen e disa nismave konkrete kushtuar viktimave të popullit hebre përgjatë Luftës së II Botërore si dhe atyre që promovojnë tolerancën dhe harmoninë fetare në Shqipëri.Gjithashtu, Presidenti Nishani priti sot Ministrin e Infrastrukturës Kombëtare Energjetike dhe Burimeve Ujore të Izraelit, Silvan Shalom.
Në takim, Nishani vlerësoi se marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve tona po përparojnë me shpejtësi. Ai shtoi se duhet të shfrytëzojmë praktikisht mundësitë që ofron Shqipëria, një vend me burime të shumta natyrore dhe me një pozicion gjeografik të favorshëm, si portë hyrëse e tregut rajonal dhe më gjerë. Kreu i Shtetit nënvizoi, gjithashtu, se ne e shohim biznesin izraelit, jo vetëm si mundësi për investime që sjellin zhvillim ekonomik dhe punësim, por, njëherazi edhe si burim përvoje për biznesin shqiptar.
Ministri Shalom vlerësoi lart zhvillimet pozitive në Shqipëri dhe veçoi: burimet ujore, energjinë dhe burimet e naftës dhe gazit si sektorë që kanë tërhequr vëmendjen e investitorëve izraelitë, të cilët shohin në zbatimin e projekteve konkrete në këto fusha mundësi të mëdha zhvillimi./a.gegvataj/
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3038
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24