Nishani me "lakun në fyt", s'pret
Kushtetuesen, dekreton ministrat
Precedentët/
Dekretet, vonesa në 4 ditë

Nishani me Kushtetuesen, dekreton ministrat
Precedentët/
Dekretet, vonesa në 4 ditë">
TIRANE - Në limitet e afatit kushtetues 7 ditor, kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar emërimet e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetaj tek Financat dhe Milva Ekonomit tek ministria e Ekonomisë.

I detyruar nga ky përcaktim ligjor afati i te cilit mbaronte te marten (23 shkurt), Presidenti ka firmosur propozimet e kryeministrit Edi Rama, edhe pse Kuvendi nuk është shprehur ende me votë për dekretet e shkarkimit të ministrave Shkëlqim Cani nga dikasteri i Financave dhe Ahmetaj nga Ministria e Ekonomisë. Në këto kushte, të paktën deri të enjten kur mblidhet Kuvendi, Shqipëria do të ketë 4 ministra në dy dikastere (Cani te Financat, Ahmetaj tek Ekonomia (të pashkarkuar), Ahmetaj te Financat, Milva Ekonomi te Ekonomia)

Nishani ju drejtua të shtunën Kushtetueses për të kërkuar interpretimin e saj për nenin 98 pika 1, që ka të bëjë me dekretet e emërimit dhe shkarkimit të ministrave brenda 7 ditëve nga momenti që  shefi i qeverisë ka bërë propozimet. Por ngërçi sipas Nishanit, është në faktin që për të respektuar afatet kushtetuese, atij i duhet të dekretojë formalisht emërimet e dy ministrave të rinj, ndërkohë që Kuvendi ende nuk është shprehur me votë për dy dekretet e shkarkimit. Kërkesa e kreut të shtetit ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese dhe pritet vendimi i saj interpretues mbi ketë nen.

Ne kerkesen drejtuar Gjykates Kushtetuese Nishani shprehej: "Në kushtet që Kuvendi nuk ka shqyrtuar Dekretet e shkarkimit të Ministrave, Presidenti është i detyruar që për të respektuar Kushtetutën, me qëllim që të mos krijohet një precedent i rrezikshëm për funksionimin e shtetit dhe qeverisjen e vendit, të bëjë emërime formale, të dy ministrave të rinj."

Dekretet

D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Milva Ekonomi, emërohet ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9451
Tiranë, më 22 Shkurt 2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI


D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Arben Ahmetaj, emërohet ministër i Financave.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9450
Tiranë, më 22 Shkurt 2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501