TIRANË - Presidenti nishani ka zhvilluar dy takime të ndryshme me raportuesin e KE për Shqipërinë Jonathan Evans dhe me Jonathan Winer, Këshilltarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Lufta kundër korrupsionit në gjyqësor nuk ndihmohet, por dëmtohet nga retorikat dhe akuzat publike e kolektive që artikulohen rëndom ndaj anëtarëve.”-ka thënë Kreu i Shtetit, Bujar Nishani në një takim të zhvilluar sot me Bashkë-raportuesin e Komitetit për Shqipërinë, Jonathan Evans.
Gjatë takimit me Evans, Nishani ka vlerësuar bashkëpunimin me KiE në drejtim të forcimit të demokracisë dhe të shtetit ligjor.
Gjatë takimit, Presidenti Nishani dhe Jonathan Evans biseduan dhe ndanë mendime rreth luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformës në drejtësi, për të cilën Presidenti theksoi se duhet të jetë e pandalshme dhe gjithëpërfshirëse pa ndikimin apo influencën e politikës apo grupeve të tjera të interesit.
Bashkëbiseduesit u ndalën edhe në debatet dhe konfliktet e fundit institucionale mes mazhorancës dhe Kreut të Shtetit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë apo kompetencat kushtetuese të Presidentit. Lidjhur me kërë çështje Presidenti Nishani gjatë takimit shprehu bindjen se në Shqipëri ekzistojnë mekanizmat e duhur ligjore për zgjidhjen e këtyre konflikteve,duke përmendur Gjykatën Kushtetuese si një garantuese të përcaktimin dhe mbrojtjes së parimeve të ndarjes së pushteteve.
Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti Nishani informoi Evans mbi punën dhe arritjet e shënuara deri më tani duke shtuar se përpjekjet e KLD-së për rritjen e transparencës, integritetit dhe kapaciteteve profesionale në gjyqësor do të vazhdojnë pa u ndërprerë.
Nishani me Winer: Gjithçka për të justifikuar besimin e SHBA
Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me SHBA ka qenë fokusi i takimit të Presidentit Nishani me Jonathan Winer, Këshilltarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Presidenti pasi shprehu mirënjohjen ndaj mbështetjes amerikane për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe veçanërisht për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Veri-Atlantike, e garantoi bashkëbiseduesin se vendi ynë ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të justifikuar këtë besim, duke marrë përgjegjësitë e duhura, që kërkon një partneritet i tillë, në përpjekjet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë në botë, ku roli i Shteteve të Bashkuara është udhëheqës.
Winer ka rënë dakord me konstatimet e Presidentit dhe vlerësoi Shqipërinë për bashkëpunimin e ofruar në vijimësi nga ana e të gjitha qeverive, për çështje që lidhen me paqen dhe sigurinë globale dhe shprehu besimin se vendet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen këtë bashkëpunim në të mirë të popujve tanë dhe më gjerë.
Presidenti Nishani dhe Winer shkëmbyen mendime për një bashkëpunim konkret për të kontribuar, së bashku me vendet e tjera demokratike, për zgjidhjen e çështjeve të sigurisë në Gjirin Persik.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com