Presidenti i republikës Bujar Nishani ka takuar sot përfaqësues të ‘Vetëvendosjes” në Kosovë ku ka kërkuar që çështjet madhore të Kosovës të zgjidhen me maturi.
“Çështjet me rëndësi madhore për të ardhmen e Kosovës, duhet të zgjidhen me maturi e urtësi politike, në qasje të plotë ligjore dhe në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës.” tha Nishani.
Nishani zhvilloi një takim me Kryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje” Visar Ymeri dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ku çmoi kontributin dhe rolin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje” në zhvillimet politike të Kosovës si dhe në konsolidimin e institucioneve demokratike funksionale të shtetit më të ri në Ballkan.
Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” Ymeri dhe deputeti i saj, Kurti ndanë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë këndvështrimet e tyre dhe të forcës politike që përfaqësojnë mbi zhvillimet aktuale dhe situatën politike në Kosovë.
Kreu i Shtetit pasi vlerësoi përparimin e shënuar nga Kosova që nga dita e shpalljes së pavarësisë së saj, evidentoi intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore të gjithanshme mes dy shteteve.
Presidenti Nishani gjatë takimit, i garantoi udhëheqësit e Lëvizjes “Vetëvendosje” mbi përkushtimin e tij personal dhe institucional, si dhe atë të institucioneve të shtetit shqiptar për mbështetje të vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj Republikës së Kosovës gjatë përpjekjeve të saj për t’u anëtarësuar sa më shpejt në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com