Nishani-medias:Ne,kontribues në
imazhin e pamerituar të vendit

Nishani-medias:Ne,kontribues në<br />imazhin e pamerituar të vendit
TIRANË - Presidenti Bujar Nishani mikpriti sonte në mbrëmje në Pallatin e Brigadave në kuadër të pritjes tradicionale të Vitit të Ri 2014 drejtues dhe përfaqësues të shumtë të mediave shqiptare.

Kreu i Shtetit, duke u shprehur urimet më të përzemërta përfaqësuesve të mediave dhe mirënjohjen për kontributin e pazëvendësueshëm, që japin në shoqërinë shqiptare u kërkoi atyre, që duke respektuar politikat redaksionale që ka gjithsecili prej tyre dhe secila nga mediat që ata kanë dhe ku punojnë, të përpiqen sa më shumë të jetë e mundur larg klisheve, tërësisht të pandikuar dhe të paangazhuar në gjëra artificiale, por me përgjegjësi për të kuruar, në mënyrë të merituar, imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Me shumë prej jush e kam ndarë shpesh herë shqetësimin e krijimit të një imazhi dhe perceptimi të padrejtë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe shpeshherë, për fat të keq, kemi qenë vetë ne kontribues të elaborimit dhe të krijimit të pamerituar të këtij lloj imazhi. Por ne e kemi përsëri në dorë besoj që, duke qëndruar fort sfidave që kemi, duke goditur fort fenomenet problematike që tashmë janë të njohura dhe të shumëdiskutuara, çdo moment të diskutuara në ambientet, veçanërisht në ambientet mediatike; lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, zbatimi i ligjit, respektimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, përparimi ekonomik, e shumë e shumë gjëra të tjera.” - u shpreh Presidenti Nishani në fjalën e tij.

Presidenti ka kërkuar madje edhe ndihmën e mediave në konsolidimin e imazhit të Presidentit dhe të vendit: Duke vënë në dukje se: “nga pritshmëria që opinioni publik ka për Presidentin e Republikës", Presidenti Nishani nënvizoi se "media njëkohësisht mund të japë dimensionin e plotë institucional, për të cilin të gjithë kemi nevojë për ta ofruar dhe për ta konsoliduar në shoqëri".

"Që në ditën e parë të vendosjes dhe hyrjes së tij në zyrën e Presidentit, objektivat dhe prioritetet  do të mbeten shumë të hapura dhe transparente", tha Kreu i Shtetit, duke shtuar "dëshiroj që t’ju garantoj juve dhe të gjithë kolegëve tuaj në këtë takim se, gjatë gjithë kohës që do të ushtroj mandatin e Presidentit të Republikës do të vazhdoj t’u qëndroj fort atyre parimeve për të cilat besoj dhe gjykoj se i shërbejnë më së miri ushtrimit të rolit të Presidentit të Republikës në të gjithë dimensionin që Kushtetuta, i parashikon, institucionet dhe, në tërësi, kolonat e shoqërisë kërkojnë nga Presidenti i Republikës”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit