Nishani merr në duar kërkesën për
emërimin e Ramës, Kryeministë

Nishani merr në duar kërkesën për<br />emërimin e Ramës, Kryeministë
TIRANË – Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka marrë në dorëzim këtë mbrëmje, kërkesën për emërimin e z.Edi Ramës si Kryeministër i Shqipërisë, propozim i tri partive të koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane.”

Këtë fakt e ka konfirmuar para pak minutash, zyra e shtypit e Presidencës, në të cilën thuhet: Presidenti Bujar Nishani mori propozimin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për emërimin e z. Edi Rama si Kryeministër.

Mbështetur në nenin 96, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kryetari i Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, i janë drejtuar Presidentit Bujar Nishani me një kërkesë në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me anë të së cilës kanë propozuar  emërimin e zotit Edi Rama si Kryeministër të Republikës."

NISHANI: DO TA DEKRETOJ MENJEHERE, KRYEMINISTRIN E RI - S'KA NEVOJE PER SFORCIME

Pritet që Presidenti Nishani të dekretojë brenda datës së nesërme, emërimin e Ramës si Kryeministër, ashtu siç ai vetë pohoi në një intervistë të pak ditëve më parë në një media se “me të ardhur propozimi zyrtar nga koalicioni fitues, natyrisht, që Presidenti i Republikës, do të dekretojë emërimin e Kryeministri të Ri.

Nuk ka nevojë për asnjë lloj sforcimi të pamotivuar të konsumimit të kohës,”- ka theksuar Nishani në intervistë; - “Koha është gjithnjë në dispozicion të funksionit dhe detyrës që kryen. Në çastin që funksioni, detyra dhe përgjegjësia janë të qarta për t’u ushtruar, ato duhet të ushtrohen në çastin më të parë të mundshëm.”

Redaksia online
(Shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim