Nishani mirënjohje SHBA-së
ditën e 239 vjetorit të Pavarësisë

Mbushen plot 239 vjet nga shpallja e Pavarësisë së SHBA-së. Gjithashtu në datën 4 korrik të vitit 1776 është nënshkruar edhe Deklarata e Pavarësisë. Presidenti Bujar Nishani ka uruar me këtë rast homologun e tij Obama. 

“Kjo ditë e veçantë për vendin tuaj më jep gjithashtu mundësinë që, në emër edhe të të gjithë qytetarëve shqiptarëve të rishpreh mirënjohjen më të thellë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për pavarësinë, mbështetjen e proceseve demokratike dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.”-është shprehur Nishani në fjalën e tij.


Që prej asaj kohe festa e Pavarësisë së SHBA-së festohet në mënyra të ndryshme si karnevale, piknik, koncerte, etj.

Fjala e plotë e Presindetit Bujar Nishani:


Kremtimi i 4 Korrikut, përvjetorit të 239-të të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e veçantë, që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet me të mira e të sinqerta për Ju dhe popullin mik amerikan.
 
Kjo ditë e veçantë për vendin tuaj më jep gjithashtu mundësinë që, në emër edhe të të gjithë qytetarëve shqiptarëve të rishpreh mirënjohjen më të thellë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për pavarësinë, mbështetjen e proceseve demokratike dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.
 
Shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë edhe ndihmën e madhe që Shtetet e Bashkuara dhanë për fitimin e pavarësisë së Kosovës, duke i bërë qytetarët e saj të ndihen të lirë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor të çlirohet nga konfliktet etnike. Falë mbështetjes thelbësore të Shteteve të Bashkuara, Shqipëria përmbushi kriteret dhe standardet e nevojshme dhe që prej disa viteve është anëtare e NATO-s, duke u rreshtuar me krenari përkrah SHBA-ve dhe vendeve të tjera të Aleancës.
 
Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mbeten të një rëndësie parësore dhe strategjike për vendin tim dhe për këtë arsye sot jemi më të vendosur se kurrë për t’u rreshtuar krah jush në përballimin e luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ISIL-it.
 
Me besimin e palëkundur se këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej dhe do të njohin zhvillime pozitive në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”
 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%

‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%