Nishani: Moti do përkeqësohet
gati evakuimet në verilindje
Nisen Helikopterë me ndihma
Shtatzënia dërgohet me helikopte

Nishani: Moti do përkeqësohet<br />gati evakuimet në verilindje<br />Nisen Helikopterë me ndihma<br />Shtatzënia dërgohet me helikopte
TIRANË – Kuvendi është përfshirë nga debatet për motin e keq që ka përfshirë thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë. Deputeti socialist Taulant Balla që në fillim të seancës ka shprehur shqetësimin për banorët e izoluar tërësisht në komunën e Stërblevës, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Verilindja po jeton dimrin më të ashpër dhe situatën më të rënë të këtyre viteve. Kam kërkuar dje të niset helikopteri në Stërblevë ku ka dy të sëmurë rëndë që duan ndihmë. Unë dua këtu sot të flasë ministri i brendshëm, i cili duket se nuk ka dijeni për situatën. Pjesa më e madhe e fshatrave nuk kanë energji elektrike”, tha Balla.
Ardian Turku, nënkryetar i kuvendit: zoti Balla, këto që kërkoni kanë vend tjetër për tu adresuar. Duhet të flisni vetëm për procedurë
T.Balla: Jemi të fatkeqësi natyrore dhe në këto kushtu Kuvendi ndërpret punimet normale dhe merret me situatën
Bujar Nishani, ministër i brendshëm: Zoti Balla, i mbajta shënim ato që thatë si edhe ato që do të thoni me vonë. Jam përgatitur për të folur sot. Unë ju siguroj se po merren të gjitha masat për tu ardhur njerëzve në ndihmë në të gjithë vendin. Por, sapo të më jepet fjala do të flas për këtë cështje.


ORA 15:50 – NISHANI: GJENDJA DO TË RËNDOHET
Ministri i brendshëm Bujar Nishani gjatë raportimit të tij në Kuvend ka deklaruar se vetëm sot helikopterët kanë mundur të ndërhyjnë në zonat e izoluara nga dëbora. Ai tha se komunat më problematike janë në Shkodër, Peshkopi e Librazhd, ndërsa po ruhet komunikimi 24 orë më të gjithë kryetarët e komunave të izoluara.
“ Dy janë problemet e ditës: izolimi dhe rrëzimi i shtyllave të transmetimit të energjisë. Aktualisht janë 4 borëpastruese që operojnë në akset nacionale.
Shtabi i FA ka operuar në mënyrë të përsëritur përmes helikopterëve. Dje ka qenë e pamundur për shkak të motit të keq që të ngriheshin mjetet”, tha Nishani.
Ai pohoi se situta ka qenë në kontroll, pas ndëhyrjes me ushqime e ilaçe në komunat e bllokuara.
“U evakuan qytetarë me nevoja shëndetësore dhe u shpërndanë ndihma ushqimore dhe ilaçe, kryesisht në Librazhd dhe Peshkopi. Pjesa më e madhe e rrugëve rurale janë të hapura, por vështirësi kanë akset komunale. Për këtë po u vihet në dispozicion një fond i veçantë”, deklaroi ministri i brendshëm.


(aq/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'