TIRANE – Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, pohoi sot se “motoja e qeverisë shqiptare është lufta me tolerance zero ndaj krimit”. Deklarata erdhi gjatë ceremonisë së organizuar sot në Akademinë e Policisë me rastin dhurimit të disa pajisjeve për forcat e rendit nga qeveria amerikane.
“Në ditët e sotme krimi i organizuar është një sfidë globale. Qasja, goditja, përballja e kësaj sfide kërkon krahas një niveli të lartë të profesionalizmit edhe një infrastrukturë moderne e të përparuar. Elemente të tillë që pasurojnë teknikat e hetimit, teknikat e menaxhimit dhe drejtimit operacional në terren për aktivitetet e Policisë së Shtetit do të jenë padyshim një standard i ri për të garantuar suksesin e mëtejshëm të këtyre forcave në përmbushjen e misionit të tyre”, tha ministri, në prani të ambasadorit amerikan.
Qeveria amerikane i dhuroi sot Policisë së Shtetit një mjet që shërben si një qendër komande e lëvizshme për operacionet policore.
Nishani shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e qeverisë amerikane ndaj Shqipërisë. “Ndihma e dhuruar sot i shton një element të rëndësishëm kapaciteteve të infrastrukturës së hetimit dhe luftës ndaj krimit në Shqipëri”, pohoi ai.
Nga ana e tij, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, theksoi se “SHBA do të vazhdojnë ndihmën dhe angazhimin e tyre për të çuar përpara profesionalizmin e Policisë së Shtetit”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com