Nishani në Bullgari: Më tepër nxitje
për bashkëpunim të mirë ekonomik

Nishani në Bullgari: Më tepër nxitje<br />për bashkëpunim të mirë ekonomik
Presidenti i Republikës Nishani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bullgari ku u prit nga homologu i tij Rosen Plevneliev ku ndër të tjera u diskutua mbështetja e palëkundur nga ana e Bullgarisë ndaj Kosovës. Në takim u diskutua për përfshirjen e saj në nisma dhe projekte rajonale, ashtu edhe në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sidomos për anëtarësimin e saj në UNESCO.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani dhe delegacionin zyrtar, me ftesë të homologut të tij, Presidentit bullgar Rosen Plevneliev u prit me ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes në Sheshin “Aleksandër Nevski” të Sofjes, ku u ekzekutuan dy himnet kombëtare respektive, vendosi një kurorë me lule në shenjë nderimi para Monumentit të Partizanit të Panjohur.

Të dy Presidentët zhvilluan fillimisht një takim kokë më kokë të pasuar nga bisedimet dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive.Më pas të dy Krerët e Shteteve dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Presidenti Nishani tha se me homologun bullgar ranë dakord për nxitjen më tej të gjitha strukturave shtetërore të dy vendeve për të krijuar atmosferën e nevojshme për një bashkëpunim të mirë ekonomik dhe tregtar


Ja fjala e plotë e Presidentit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës zyrtare në Bullgari, u takua edhe me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Sh.T.Z. Boyko Borissov, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh mes dy vendeve në frymën e miqësisë tradicionale që ekziston.

Kreu i Shtetit i shprehu edhe Kryeministrit bullgar ndjenjat e mirënjohjes së shqiptarëve për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian, duke evidentuar edhe besimin se kjo ndihmë nuk do të mungojë edhe për hapjen e negociatave të aderimit për në BE. Gjithashtu, Presidenti Nishani, duke iu referuar eksperiencës më të fundit bullgare të anëtarësimit në BE u shpreh se: “eksperienca që ju keni fituar gjatë anëtarësimit në Bashkimin Evropian do ta ndihmonte shumë Shqipërinë që të ecte më shpejt në këtë drejtim”.

 Nga ana e tij, Kryeministri Borissov u shpreh i gatshëm për të ndihmuar me ekspertizë, veçanërisht në kuadrin e hartimit të projekteve zhvillimore që mund të mbështeten nga Bashkimi Evropian, domen ku Bullgaria është shumë efiçente dhe e suksesshme.

 Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan një vëmendje shumë të veçantë bashkëpunimit ekonomik, duke theksuar se ky bashkëpunim megjithëse ishte nga të parat e suksesshme në fillim të viteve ’90, sot ai nuk i përgjigjet aspak nivelit shumë të mirë të marrëdhënieve politike mes dy vendeve. Kryeministri bullgar Borissov shprehu mbështetjen e tij dhe të Bullgarisë për Korridorin 8, duke e konsideruar atë si një korridor shumë të rëndësishëm për zhvillimin jo vetëm të tre vendeve nga ai kalon, Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari, por edhe të të gjithë rajonit, duke përfshirë edhe vende të tjera jashtë tij. “Ndërtimi i Korridorit multimodal 8 duhet të jetë një prioritet për qeveritë tona.” – u shpreh Kryeministri Borissov.

 Presidenti Nishani shprehu besimin se me vullnetin politik që të dy vendet kanë, bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë më intensiv dhe më konkret veçanërisht në aspektin ekonomik, ku një vëmendje e veçantë mund t’i kushtohet bashkëpunimit në fushën energjetike, të bujqësisë, turizmit, infrastrukturës, etj. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan organizimin, në kuadrin e vizitës zyrtare të Presidentit Nishani në Bullgari, të Forumit të Përbashkët Ekonomik Bullgari-Shqipëri, duke theksuar se aktivitete e forume të tilla i sjellin më afër përfaqësuesit e bizneseve të të dy vendeve.

Gjatë bisedës, vëmendje iu kushtua edhe çështjes së emigracionit nga vendet në konflikt si dhe rreziqet nga terrorizmi dhe ekstremizmi ndërkombëtar.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt