Nishani në Kroaci:Bashkëpunimi
ekonomik ende larg pritshmërive

Në kuadër të vizitës në Kroaci, Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një sërë takimesh me krerët më të lartë kroat. Në takimin me homologen kroate Grabar-Kitaroviç. Nishani propozoi ngritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve në një stad më të lartë, atë të partneritetit preferencial.
 
Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kroacisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke shprehur besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe për hapjen e negociatave të aderimit dhe zhvillimin e tyre.
 
“Për ne shqiptarët, integrimi në Bashkimin Evropian është dhe mbetet alternativa e vetme për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm” – u shpreh Presidenti Nishani.
 
Dy homologët u ndalën edhe tek çështja e refugjatëve, duke u shprehur në favor të një zgjidhje evropiane.
 
Ndërsa gjatë takimit me kryeministrin kroat Tihomir Orešković, Nishani tha se eksperienca e Kroacisë në procesin e anëtarësimit në BE është një shembull i vyer për Shqipërinë.
 
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Nishani tha se është ende larg pritshmërisë, duke shtuar se institucionet e të dy vendeve duhet të bëjnë më shumë për t’i nxitur e promovuar më shumë mundësitë dhe kapacitetet përkatëse.
 
Presidenti Nishani, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci është takuar edhe me Kryetarin e Parlamentit kroat, Željko Reiner.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot